13 Qershor, 2026

Rama po lufton për kokën e tij pasi e di që “i fluturon” ose nga kartelet e drogës, ose nga SPAK

 Rama po lufton për kokën e tij pasi e di që “i fluturon” ose nga kartelet e drogës, ose nga SPAK

Nga Endri Tafani

Çfarë ka ndodhur në Shqipëri në vitet e fundit dhe ngjarja e Zvernecit e përmbledhur. Në 2019 në një takim në Aruba  një nga krerët shqiptarë të klaneve të drogës sipas SPAK, futet ndërmjetës midis Rames dhe karteleve të drogës për pastrim parash në ndërtim. Por vlera e fitimeve të drogës është shumë e madhe prandaj dhe projektet sa vijnë e duhen bërë më të mëdha. Rezultatet janë të dukshme.

Në 2019 jepen rekord lejesh ndërtimi 1.9 milionë metra katrorë nga 1.4 milionë në 2018. Në 2020 për shkak krizës lejet bien, por në 2021 kërcejnë në 2.3 milionë dhe 2022 në 2.6 milione duke vazhduar me këtë ritëm deri 2025. Intensifikohen kullat në Tiranë dhe ndërtimet në bregdet.

Në 2022 merren satelitë për monitorim të territorit. Thënë ndryshe që të zbulojnë tokat e lira nga shteti. E pasi këto toka zbulohen dhe iu tregohen investitorëve, siç iu tregohen gjithë te dhënat personale nga AKSHI, më pas kalohet tek paketa e maleve në 2025, që është praktikisht shpronësim i pronarëve të ligjshëm duke kaluar tokën tek investitorët “që sjell shteti”.

Në këtë frenezi për leje ndërtimi dhe trojesh rreth 2021 Kushner interesohet për Sazanin. Rama me papërgjegjshmërinë e vet, i fut në koke idenë për Zvernecin ku “letrat” i kishte një prej atyre që ishte në takimin e Arubes. Kushner ua përcjell idenë investitorëve të Sazanit.

Kushner nuk përfshihet vetë në Zvernec po dy nga investitorët e Sazanit, vëllezërit arabë, përfshihen, e gjitha kjo më shtyrjen e Rames i cili në 2024  ndryshon ligjin për zonat e mbrojtura megjithëse  po në 2024, Gjykata e Larte hodhi poshtë “letrat” pronave të Zvernecit si të falsifikuara.

Projekti eci para në 2025 me leje zhvillimi dhe marketing si investim amerikan duke përdorur emrin e Kushner. Në fillim të 2026 gjithë ngjarja e Zvernecit fillon e bie erë. SHBA fillojnë dyshojnë tek Rama që po lidh emri e familjes Trump me klanet e drogës. SPAK fillon hetimin. Qershor 2026 protesta popullore masive nga rinia shqiptare. Agjencitë e lajmeve në botë fillojnë sulmin ndaj Trump për Zvernecin.

Në fakt familja Trump nuk rezulton e përfshirë, por Rama insiston botërisht që ky është investim amerikane dhe e lidh emrin e Trump me Zvernecin. Kjo mbush kupën për SHBA. Trump heq praktikisht non grata për Berishën, pasi kishte hezituar plot një vit e gjysem për të mos ta bërë, ndërkohë në Tiranë SPAK arreston persona dhe sekuestron asete të perfshira në projekt.

Më qartë se kaq…

P.S. Pretendimi i Rames që tashmë prona është shitur dhe investimi do vazhdojë është nul juridikisht. Nuk mund të transferohet një pronë me letra të falsifikuara. Nuk mund të transferohet një pronë që ka shërbyer si mjet pastrimi parash duke bërë lojëra me çmimin e tokës.

Rama po lufton për kokën e tij pasi e di që “I fluturon” ose nga kartelet e drogës, ose nga SPAK që ka mbrapa SHBA dhe BE tashmë kur Rama jo vetëm e ka mbushur, por e ka stërmbushur kupën.

Rama është i vdekur politikisht. Thjesht pritet varrimi zyrtar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *