14 Korrik, 2026

Rama përmend historinë e babait të tij me të shoqen (që ia nxorri gazetari i vet)

 Rama përmend historinë e babait të tij me të shoqen (që ia nxorri gazetari i vet)

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me grupin parlamentar të PS-së, iu është përgjigjur edhe akuzave për takimin e famshëm të Arubës.

Ai tha se kjo histori është e njëjta me atë të akuzave që ngjasme ai kishte akuzuar të atin e vet, Kristaq Rama, se kishte pasur marrëdhënie seksuale me gruan e tij, aktoren e njohur Matilda Makoçi.

“S’kam qenë kurrë në Aruba. S’kam dërguar kurrë njeri të shkojë në Aruba. Por Aruba është bërë e vërtetë.

Është nxjerrë në fushën e algoritmit dhe është bërë e vërtetë. Siç është bërë e vërtetë që unë jam konsumator kokaine.

“Drogagji” është një refren që më ndjek si e vërtetë. Siç është bërë e vërtetë që kam akuzuar tim atë për marrëdhënie me time shoqe dhe për atësinë e djalit tim.

Algoritmi këtë gjë e ka bërë të vërtetë. Siç është bërë e vërtetë që unë jam një kusar që marr pjesën time nga çdo gjë që ndodh në Shqipëri.

Çfarë rëndësie ka çfarë them unë? Prandaj nuk e them këtë rregullisht, sepse nuk ka vlerë. Nuk jemi më në një marrëdhënie sociale.

Jemi në një laborator ku në kohë reale algoritmi, viraliteti, simbolika dhe gënjeshtra prodhojnë një realitet paralel që është bërë e vërteta.

Faktet janë përpjekje të dëshpëruara për të mohuar të vërtetën”, tha Rama.

Interesant është fakti, se këto akuza që përmend Rama, si ajo për marrëdhënien e të atit me gruan e tij dhe ajo për atësinë e djalit të vet, i aka bërë një prej gazetarëve më të afërt me pushtetin e sotëm, Mero Baze.

Rama natyrisht që nuk e përmend dhe e përdor tani këtë histori, për t’u shfaqur si viktimë e mediave.

E atyre mediave, që sot bëjnë propagandën e tij.

Gazeta Tema ka pas botuar atëhere shkrime të ndryshme, në të cilat thuhej se Rama pretendonte që gruaja e tij, Matilda Makoçi, kishte pasur marrëdhënie intime me babain e vet, Kristaq Rama.

Kjo ishte arsyeja dhe pretendimi, që sipas kësaj gazete, Rama kishte paraqitur në gjykatë, si argument për kërkesën e ndarjes nga aktorja e njohur.

Gazeta shkruante atëhere, se Rama nuk pranonte as atësinë e djalit të tij, Gregor Rama, duke pretenduar se e shoqja e kishte atë nga marrëdhënia me Kristaq Ramën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *