11 Shtator, 2026

Pyetjet që duan përgjigjie: A po gënjen Alma Hoxha, për antenën që ka alarmuar banorët e Përmetit?

 Pyetjet që duan përgjigjie: A po gënjen Alma Hoxha, për antenën që ka alarmuar banorët e Përmetit?

Pas presionit të publikut për antenën e dytë të rrezikshme që po instalohet mbi godinën e Postës në Përmet, bashkia nxitoi dje të dalë me një njoftim të dyshimtë. Bashkia u mjaftua me një tekst të thatë, me një hartë dhe vetëm me një faqe dokumenti pa vulë nga ana e kompanisë celulare One të cilat nuk e justifikojnë dot misterin e kësaj antene të rrezikshme për të cilën banorët e Përmetit sapo filluan betejën dhe u kërkojnë autoriteteve lokale tu përgjigjen këtyre pyetjeve:

⚫️Pse Bashkia nuk e publikon të plotë Vendimin nr. 2484/2, datë 11.08.2026 por mjaftohet vetëm me referencën ndaj tij?

⚫️Kush është personi përgjegjës në Bashkinë Përmet që ka firmosur/miratuar aktin, në çfarë funksioni dhe me çfarë kompetence ligjore?

⚫️Ku është data, numri i protokollit, firma e personit përgjegjës dhe vula përkatëse e Bashkisë në dokumentin përfundimtar që autorizon vendosjen e strukturës së antenës misterioze mbi godinën e Postës në Përmet?

⚫️Kur e paraqiti kompania “One Albania sh.a.” kërkesën dhe çfarë kërkoi konkretisht?

⚫️Kush e ka firmosur e vulosur kërkesën dhe dokumentacionin në emër të kompanisë celulare One Albania, cili është funksioni i këtij personi dhe me çfarë autorizimi përfaqëson kompaninë?

⚫️Përse është zgjedhur pikërisht kjo godinë dhe kjo pikë në një zonë të banuar pranë qendrës së Përmetit, a janë shqyrtuar vendndodhje alternative?

⚫️Për sa kohë është dhënë autorizimi për atë që vetë Bashkia e quan “strukturë e përkohshme”, cila është data e përfundimit?

⚫️A kërkonte procedura ligjore njoftim, konsultim apo dëgjesë me komunitetin e nëse po, kur dhe ku është zhvilluar?

⚫️Pse nuk publikohet dosja e plotë administrative dhe teknike që ka çuar në miratimin e antenës: kërkesa, relacionet, projekti, aktet e pronësisë, miratimet, vendimi dhe dokumentet teknike përkatëse?

⚫️Pas vënies në funksion, kush do të kryejë matjet reale të fushës elektromagnetike, ku do të kryhen dhe a do t’u bëhen publike rezultatet banorëve të Përmetit?

⚫️A fshihet pas kësaj antene ndonjë projekt për internet falas në Përmet projekt ky për të cilin rreth 300 mijë euro nuk dihet ku shkuan?

Duam përgjigje zyrtare, transparencë dhe mbi të gjitha shëndet për banorët e Përmetit! (Bashkësia Përmet)

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i planimetri e katit, harta dhe teksti që thotë "Bashkia Përmet-Faqja Faqja Zyrtare 1d DEKLARATE... more e Struktures se Perkohshme ONE: "PERMETI CENTER 1787" PAMJE SATELITORE Pe 13.10.2011 tho รอันลั 中88界 tacionin ไกยิ่ยติน n6po3лTe| Nr287/10 የካከገ." KTBpeBHble Tac Mltvnia NEMER SHTOICET KOORDINATAT SB/EMERTIM PERMETICENTER GIATESIA ila GJERENIA 20'210849"1 ADRESA PLOTE STREKTURA LARTÉSIA KлиAa Elens Ojika POmnet. Hashkia tanimetrie Strukture: Mий AZIMUTETH Permeti Center 1787" Zona Kadastrale ZK 2917 N.P 18/61-N2 mULAS SEKRETARI KOMISIONIT epas MBROFTE RREZATIMET MURAI Alunol PERIKORUESI"

Mund të jetë një imazh i plan dhe teksti

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *