21 Maj, 2026

“Pushteti autokratik i Ramës do të marrë fund!” -Agron Shehaj: Duhet të mësojmë nga Hungaria. Andi Bushati: Pse ajo që ndodhi në Hungari s’mund të ndodhë në Shqipëri

 “Pushteti autokratik i Ramës do të marrë fund!” -Agron Shehaj: Duhet të mësojmë nga Hungaria. Andi Bushati: Pse ajo që ndodhi në Hungari s’mund të ndodhë në Shqipëri

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për rezultatin e zgjdhjeve në Hungari, ku pushtetit 16 vjeçar të Viktor Orban i erdhi fundi.

Shehaj deklaroi se opozita shqiptare duhet të mësojë nga ajo që ndodhi në Hungari dhe të rinovohet, por shtoi se Rama do të mundet me zgjedhje, edhe pse kjo gjë duket si e pamundur, njëlloj siç dukej në Hungari.

“Është e drejtë të bëjmë krahasime. Shoh nga ajo që ndodhi në Hungari dhe kërkoj të kuptoj çfarë ka funksionuar. Por duhet të jemi të vëmendshëm se si ti bëjmë krahasimet. Hungaria ka probleme të ngjashme me Shqipërinë por janë të pakrahasueshme përmasat. Nuk di që mafia hungareze të kontrollojë narkotrafikun në Amerikën Latine. Sigurisht, flasim për një vend që është pjesë e BE. Edhe presioni nga ana e BE nuk është i njëjti në Shqipëri, në raport me sjelljen prej autokrati.

Ne duhet të mësojmë nga çfarë ka ndodhur në Hungari. Themi se Rama është e pamundur të mundet me zgjedhje, besoj se edhe aty është bërë ajo pyetje me vite me rradhë, në Hungari, këtij i thoshin e pamundur. Orbani që ka kapur mediat, drejtësinë, etj.

Mendoj se e vetmja mënyrë për të larguar Ramën do të jetë me zgjedhje. Është çështje kohe, mund të dojë kohë, mund t’ja dalë unë apo dikush tjetër, por një ditë pushteti autokrat i Ramës do të përfundojë.

Nga një anë dukej e pamundur në Hungari, duket edhe në Shqipëri, por nuk do të thotë se nuk do të ndodhë.

Ramën nuk e kemi në kontroll. Kemi vendosur të mos përdorim dhunë. Duhet të rinovojmë opozitën. Nëse në Hungari alternativa e Orbanit do të ishte ish kandidati për kryeministrin në 91-shin, shanset do të ishin më të vogla. Opozita duhet të shohë nga vetja, është e dobët. Opozita tradicionale, nuk është mjaftueshëm e besueshme. Partitë e reja nuk janë mjaftueshëm të mëdha. Qartësisht vuan besueshmëria e opozitës”, deklaroi Shehaj.

Andi Bushati: Pse ajo që ndodhi në Hungari s’mund të ndodhë në Shqipëri

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për mundësinë e përmbysjes së Edi Ramës, siç ndodhi me Viktor Orban në Hungari.

Bushati tha se në Shqipëri ka elementë që janë më problematikë se në Hungari, duke përmendur lidhjet e krimit me shtetin, ndaj sipas tij, largimi i Ramës me zgjedhje nuk është i mundur.

“Regjimet autoritariste të mbështetur në partinë shtet, gati e pamundur të munden me votë. Në këtë pikëpamje Hungaria bëri përjashtim. Jo vetëm Orban humbi me rezultat të thellë, por pranoi humbjen si demokrat i madh. Kjo shtron pyetjen, a mundet regjime të tilla të bien me votë? A mund ta marrim shembullin hungarez për të na dhënë shpresë për Shqipërinë? E kam vrarë mendjen shumë për këtë. Por ka disa gjëra që ndryshojnë nga regjimi i Orabn te i Ramës.

Orban ngriti regjim që e quanin demokracia iliberale, pra fiton me votë por shemb pushtetet e tjera. Por, edhe kritikët me të mëdhenj të Orban, askush nuk i ka bërë akuzën të lidhjes së politikës me krimin.

Me krimin ekonomik të oligarkëve, por jo me krimin e organizuar. Diferenca është e madhe kur e krahasojmë me pushtetin në Shqipëri, që ka gjithë ato të Orban, parti-shtet, media, oligarkët, gjyqësorin, por ka një faktor plus, aleanca me krimin sidomos në zgjedhje.

Pak më parë kishte në emision, u kap një grup bandit që kishte marrë tendera.

E dyta, thatë atje vajti Vance, doli Trump, thoshin shërbimet e Moskës, por për interesat e veta, BE dhe pjesa liberale e Amerikës, bënë fushatë të fortë për opozitën hungareze. Në Shqipëri, fatkeqësisht deri tani, edhe faktorët e tjerë, të huajt, i kemi patur të renditur nga njëra anë. Në Hungari ndodhi mrekullia, por këtu ka shumë më tepër faktorë që nuk mund të ndodhë”, deklaroi Bushati.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *