Pse Rama nuk e përmend dot, njeriun që qendron pas protestave kundër tij?
Edi Rama dhe mediat pranë tij që prej fillimit të protestës, kanë përmendur shumë shtete dhe njerëz që sipas tyre, qendrojnë pas protestës.
U përmend Greqia, Serbia, Rusia, Irani, Kosova, Maqedonia e Veriut.
Pastaj filluan të merren me njerëzit.
Por me përjashtim të Mero Bazes, askush nuk e ka përmendur atë që mendohet se qendron realisht pas kësaj proteste.
As vetë Edi Rama nuk e ka përmendur.
Ai mban emrin e George Sorosit, njeriut që e ngriti Ramën deri këtu dhe me sa duket, ka vendosur që tani ta rrëzojë.
Mediat, OJF-të dhe gjithë rrjeti i paguar nga ai në Shqipëri, është në krye të protestave.
Shumë vetëve mund t’ju duket e çuditshme, se si ka mundësi që Soros i është kundërvënë Edi Ramës.
Por konflikti i tyre e ka fillesën kohë më parë, dhe viktimë e saj u bë Erion Veliaj, që Soros e kishte përzgjedhur si pasardhës të Ramës.
Ky i fundit nuk hapi rrugë, duke e çuar Veliajn në burg, dhe tashmë duket se Soros është duke u hakmarrë.
Vetëm se Edi Rama, nuk guxon ta përmendë emrin e tij.
E para, se është ai që e ngriti në politikë dhe të gjithë do t’ia përmendin ktë gjë, pasi për vite me radhë është krenuar me miqësinë që ka pasur me Sorosin.
E dyta, se do të bëhej qesharak, duke pasur të njëjtin armik me Berishën.
Dhe e treta, do ta linte pa armiqtë imagjinarë që përmend përditë.(Thuaje.al)