Pse Rama e shiti Tahirin dhe Veliajn dhe po mbron Ballukun?
Andi Bushati thotw se duke e mbrojtur Ballukun me çdo kusht, Rama po vendos një “vijë të kuqe” të pakapërcyeshme, duke sinjalizuar se ai mbetet në kontroll të plotë të situatës dhe se ka segmente të pushtetit ku drejtësia e re nuk mund të depërtojë pa lejen e tij, shprehet ndër të tjera Bushati.
“Padyshim që janë bashkë, por domethënë kjo është një tezë e konsumuar, është një tezë e kemi dëgjuar me Saimir Tahirin, me Veliajn, dëgjo ky ka ca gjëra që po foli ky kundër Ramës dhe Rama i trembet.
Në fakt Rama ka dalë më i fuqishëm pas çdo rënie të këtyre. Çfarë, por çfarë ndryshon kjo nga rastet e mëparshme? Kjo ndryshon sepse në qoftë se nga Saimir Tahiri deri tek Erion Veliaj, Rama i ka dorëzuar, rastin Balluku po duket sikur duan t’ia marrin pa leje.
Dhe Ballukun, Rama, në optikën time, se asnjëri s’ka faktet e plota, po e përdor si digën që vala mos vijë drejt tij.
Dhe po e fuqizon për t’i treguar SPAK-ut, europianëve, amerikanëve në qoftë se ka, që dëgjoni kjo është diga dhe ju këtë digë nuk e kapërceni dot.
Pra, më tepër po përdor Rama, Ballukun, nga frika se mos i tronditet pushteti apo segmente të pushtetit i dalin jashtë kontrolli, sesa po përdor Belinda, Edin.
Kur flas për segmente të pushtetit them, në qoftë se këto teoritë që ngrejmë ne apo hipotezat i hedhim, që në qoftë se ka një amerikan apo një gjerman që e ysht SPAK-un, shkoni, shkoni, shkoni te Belinda, dhe kjo bëhet pa lejen e Ramës, ky mund të jetë një segment i pushtetit që Rama frikësohet se mund t’i dali nga kontrolli.
Dhe për të treguar që këtu i kam unë të gjithë gjërat nën kontroll, nuk ju lë të shkoni përtej kësaj.
Në qoftë se çështja Balluku bie, SPAK-u ekziston kot pas kësaj. Biem bashkë dakord që SPAK nuk ka? SPAK-u lëviz po pati ndonjë fuqi nga mbrapa.
Se ata tipat te SPAK-u që i njohim çfarë japin, nuk bëjnë gjë as me profesionalizëm as me iniciativë të veten. Problemi është, ka dikush, një europian apo një amerikan që e shtyn SPAK-un?
Dhe këtu Rama jo vetëm për Belindën, por për gjithçka do të tregojë që, unë jam njeri që në këtë vend kam kontroll dhe drejtësia, edhe kur ju e shtyni, perëndimorë, unë prapë kam fuqinë ta pengoj. Pra, është një luftë taktike për të vendosur kufijtë e reja të marrëdhënies, në optikën time”, tha Bushati.