27 Qershor, 2026

Pse Ols Dado, është dy herë hero

 Pse Ols Dado, është dy herë hero

Duhet t’i themi disa gjëra serioze për Ols Dadon.

Prokurorin të cilit i ra për pjesë jo vetëm një zyrtar i korruptuar, por ndoshta personazhi më negativ, më manipulues dhe më pa shtyllë kurrizore i politikës shqiptare.

Prej më shumë se një viti përballet pothuajse i vetëm me një makineri të tërë financiare, propagandistike dhe mediatike, me sulme personale, familjare dhe me lincim publik të vazhdueshëm.

Të zgjohesh një mëngjes dhe të shikosh familjarët e tu të baltosen vetëm se po bën detyrën, nuk është e lehtë.

Ndoshta shumë prej nesh do ishin dorëzuar përballë presioneve, shantazheve apo ofertave financiare.

Ols Dado është dy herë hero. Herën e parë sepse pati guximin të ngrejë akuza ndaj një njeriu si Erion Veliaj, në kulmin e pushtetit të tij.

Herën e dytë sepse nuk u dorëzua përballë presionit të vazhdueshëm, sulmeve dhe fushatës së egër mediatike kundër tij.

Olsi ka bërë detyrën. Tani mbetet që gjykatat të bëjnë të vetën, të mos na zhgenjejnë dhe të mos na bëjnë ta humbasim një herë e përgjithmonë besimin tek drejtësia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *