26 Korrik, 2026

Pse nënë Shefiko nuk ka marrë asnjë shtesë pensioni, për 6 muaj punë që e kanë penalizuar të jetojë në varfëri?

 Pse nënë Shefiko nuk ka marrë asnjë shtesë pensioni, për 6 muaj punë që e kanë penalizuar të jetojë në varfëri?

Nga Irena Beqiraj

Nënë Shefiko  ka punuar 34 vjet e 6 muaj në uzinën metalike Gjirokastër dhe merr pension të pjesshëm mer pension 25 mijë e 500 lekë . Ajo nuk përfiton asnjë shtesë sepse vjetërsia e saj është 6 muaj më pak se 35 vjet edhe pensioni i saj i saj i pjesshëm është 25,500 lekë, poshtë 22,000 lek.

Shtesa fikse mujore që qeveria ka dhënë aplikohet si më poshtë:

Nga 640,000  pensione pleqërie :

352,000 kanë pensione të pjesshme

Ku 285,000 pensionistë e kanë pensionit më të vogël se 22,000 lekë  marrin shtesën 800 lekë në muaj .

Pjesa tjetër prej 75,000 pensionistë që e kanë pensionin më të lartë se 22,000 lekë  nuk marrin asnjë shtesë . Këtu futet edhe nënë Shefiko!

288,000 janë pensione të plota ku Vetëm 250,000 pensionistë e kanë pensione nën 40,000 lek edhe marrin shtesën 1800 lekë në muaj derisa pensionin i tyre të arrijë shifrën 40,000 lekë, edhe 38,000 pensionistë që kanë pensionin mbi 40,000 lekë nuk marrin shtesë.

Për të qenë të qartë shtesa 800 lekë edhe 1,800 lekë nuk ka asnjë  lidhje me kontributet, vitet e punës apo vështirësinë në punë. Ajo është  ndihmë sociale e pastër e cila duhet të shkonte më e lartë  tek pensionistët me të pensione më të ulta për ti nxjerrë ata nga varfëria.

Por qeveria socialiste që duhet të kishte si synim uljen e pabarazisë edhe nxjerrjen e pensionistëve nga varfëria bën komplet të kundërtën ofron shtesë më të ulët atyre që kanë  pensioninin më të ulët , duke lënë më shumë se gjysmën e pensionistëve në varfëri të plotë .

Ndërsa, nënë Shefiko më shkruan edhe më pyet përse ajo nuk merr asnjë shtesë , nuk gjej dot asnjë arsyetim ekonomik për të thënë se pse një qeveri gjoja e majtë ka vendosur që dita e saj shndërrohet në një betejë nëse duhet të ushqehet  tre herë në ditë apo duhet të blejë ilacet.

Por mbi të gjitha e kam të pa mundur të gjej një arsyetim a justifikim të pranueshëm ekonomik, se përse  përveç varfërisë ajo duhet të vuajë edhe pabarazinë relacionale , sepse një qeveri e majtë ka vendosur  që për ato 6 muaj ajo mos të ndihet e barabartë në trajtim me shoqet e saj për një shtesë që nuk ka asnjë lidhje me kontributin apo me vjetërsinë por me detyrimin për ta nxjerrë moshën e tretë nga kufiri i varfërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *