Pse e rrahën shefin e Policisë në Sarandë?
Shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli, u dhunua mbrëmjen e djeshme.
Ai thuhet se e pësoi pasi u përpoq që të ndërhynte në një konflikt mes disa personave.
Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një nga ambientet e njohura, ku disa persona, mes tyre dhe bodyguardë, u përfshinë në një konflikt dhe u përplasën fizikisht me disa qytetarë.
Paraprakisht thuhet se Bakalli i cili është prezantuar si shef i Krimeve, ka ndërhyrë për t’i shpëtuar personat që po dhunoheshin.
Por ndërhyrja e tij ka marrë përmasa të tjera pasi ai ka përfunduar duke u sulmuar nga disa persona.
Për rrjedhojë shefi i Krimeve ka marrë plagë të rëndë në trup e fytyrë.
Sakaq, bëhet me dije se në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar rreth 15 persona, të cilët po mbahen në ambientet e Komisariatit të Sarandës.
Ndërsa thuhet se priten dhe arrestime në lidhje me ngjarjen.