Pse deputetët e opozitës nuk e pyetën Brahon për Krifcën, Bankers, anijet e Bangladeshit dhe Allajbeun?!
Ish-deputeti Myslym Murrizi ka reaguar pas seancës dëgjimore të kreut të SPAK, Klodian Braho, në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi, duke kritikuar deputetët për mënyrën se si e kanë pyetur drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme.
Në një postim publik, Murrizi shprehet se është “habitur” nga disa prej pyetjeve të bëra ndaj Brahos, duke pretenduar se deputetët janë fokusuar në çështje të caktuara, ndërsa kanë shmangur sipas tij tema të tjera që lidhen me vendimmarrje të SPAK dhe hetime të bujshme.
“U habita shumë nga pyetjet e disa deputetëve që ‘gozhduan’ Klod Brahon e SPAK-ut sot në komisionin Xhafa”, shkruan Murrizi, duke shtuar se pyetjet janë drejtuar për çështje që lidhen me emra të ndryshëm, por jo për disa dosje që ai i konsideron me interes publik.
Murrizi ngre pyetje për vendime të SPAK për pushimin e disa procedimeve, duke përmendur çështjen e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku? (sipas deklarimeve të tij), çështjen e gjyqtares së GJKKO-së Irena Gjoka dhe anëtarit të KLP-së Olger Emina.
Ai kërkon shpjegime se pse disa çështje janë mbyllur, ndërsa persona të tjerë janë ndjekur penalisht.
Një pjesë e rëndësishme e reagimit të tij lidhet me kompaninë “Bankers Petroleum”. Murrizi pretendon se SPAK duhet të kishte hetuar më gjerësisht për çështjen e detyrimeve fiskale, rolin e ish-zyrtarëve të financave, tatimeve dhe doganave, si dhe vendimet gjyqësore që lidhen me ish-administratorët e kompanisë.
Ai gjithashtu pyet pse deputetët nuk ngritën çështjen e “anijeve të Bangladeshit”, duke pretenduar se shteti shqiptar ka humbur miliona euro nga kjo çështje, si dhe akuzon për mungesë hetimi ndaj zyrtarëve të lidhur me fondet e bujqësisë dhe kompanitë private që ofrojnë shërbime shëndetësore.
Në reagimin e tij, Murrizi përmend edhe emra si Frida Krifca, Anila Denaj, Klod Allajbeu, si dhe çështje që lidhen me koncesionet në shëndetësi, duke kërkuar transparencë nga SPAK.
Deklarata e plotë e Murrizit:
U “habita “shum nga pyetjet e disa deputeteve qe “ gozhduan” Klod Brahon e SPAKUT sot ne komisionin Xhafa
E pyeten per Belinden
E pyeten per Aruben
E pyeten edhe per Arushen me duket por si nuk e pyeti kush pse SPAK ka kerkuar pushimin e çeshtjes se Myzyrit te prokurimeve publike
Pse SPAK kerkoj pushimin e çeshtjes per gjyqtaren e GJKKO Irena Gjoka
Pse SPAK kerkoi pushimin e çeshtjes per antarin e KLP Olger Eminaj dhe denoi Safet Gjicin apo Shukriun
Pse SPAK nuk ka ankimuar vendimin e GJKKO qe liroi nga burgu dy ish administratoret e BANKERSIT qe ju ka vjedh Shqiptareve 15 miliard euro prej 21 vitesh pa paguar kokerr leku tatim fitimi dhe pse SPAK nuj ka nisur hetim per te gjith ish ministrat e financave, drejtoret e tatimeve dhe doganave dhe ish deputeteve qe kane mar 13.6 milion euro si zyra avokatie qe kan “ keshilluar” BANKERSIN si te fsheh parat e te bej evazion fiskal
Si nuk e pyetet Klodin per anijet e Bangladeshit qe ju kan vjedhur Shqiptareve 120 milion euro pa u ndezur kurre
Si nuk e pyetet per Frida Krifcen qe ka vjedhur mbi 100 milion euro te BE te ardhura per bujqesin dhe a ka perfituar ndonje i aferm i Klod Brahos nga fondet e AZHBR per ullishte ne Berat apo jo
Si nuk e pyetet per Anila Denaj qe i ka “ falur” BANKERSIT gjoben 120 milion euro kur nuk ka te drejte te shqyrtoj asnje ankese per gjobe
Si nuk e pyetet Klodin per Klod Allajbeun qe ka mar 130 milion euro per dializen dhe tallet me hallexhinjt, per Jani Karathanasin qe ka mar 120 milion euro per laboratoret dhe te gjith Shqiptaret i bejne analizat tek privati
Si nuk e pyetet per tenderat qe Evis Sala e shendetesis ja jep te gjitha Klod Allajbeefendiut me çmim ne kok
Si nuk e pyetet qe pse nuk ka asnje hetim zyrtaresh te larte nga data 16 dhjetor 2025 kur Klodi u zgjodh ne krye te SPAKUT me voten e Zeqirit qe i ka mar djalin ne BKH dhe te beqirit te KLP Olger Eminaj
Si nuk e pyeti askush per gjyqet si gerdeci, qe zvarriten prej 5-6 vitesh me mirkuptim dhe per Lefter Koken, Vangjush Dakon, Ilir Meten e Erjon Veliajn gjyqet behen me “ bresheri” çdo javë.