11 Shtator, 2026

Pse Alfred Cako nuk e do Fatos Lubonjën për kryeministër

 Pse Alfred Cako nuk e do Fatos Lubonjën për kryeministër

Nga Blerim Latifi

Dola të pi kafen e mëngjesit. Duke lundruar nëpër detin e lajmeve të botës shqiptare, më doli një deklaratë e Alfred Cakos.

Fliste kundër protestave që po mbahen tash e sa muaj në Tiranë.

Akuzonte Arlind Qorrin dhe Fatos Lubonjën se “duan të vijnë në pushtet për të na i kastruar fëmijët”.

E përfytyrova për një moment Lubonjën në krye të një regjimi që kastron njerëzit.

Nuk munda ta frenoj veten dhe shpërtheva në gaz.

Kamarieri dhe disa klientë kthyen kokën nga unë. Uroj të mos më kenë marrë për të dalë mendsh.

Sidoqoftë, Cako ma ndreqi humorin e këtij mëngjesi.

Volteri ka shkruar se njeriut, zotat i kanë dhënë dy gjëra për ta përballuar mërzinë e jetës: gjumin dhe shpresën. Kanti thotë: duhej të shtonte edhe të qeshurën.

Prandaj, një falënderim për të gjithë Cakot dhe Pilincat që, me marrëzitë e tyre, na mundësojnë çaste gazmore në këto kohë të turbullta për kombin tonë dhe botën…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *