Provokon gazetari: Rexhep Qosja bëri mirë që vdiq, më mirë të mos kishte lindur fare
Edison Ypi ka bërë një postim provokues, pas vdekjes së Rexhep Qosjas.
Sipas tij, ai do të kishte bërë mirë të mos kishte lindur fare.
“S’bëri keq që vdiq një komunist librat e të cilit i shpërndante Sigurimi, por do kishte bërë më mirë të mos kishte lindur kurrë”, shkruan Ypi.
Edhe avokati i Metës, Kujtim Cakrani, mendon njësoj.
“Paska ndërruar jetë Rexhep Qosja!
Asnjë keqardhje për këtë markisist, enverist, që nuk tregoi kurrë respekt dhe keqardhje për viktimat e diktatorit Hoxha, por vetëm glorifikonte atë dhe krimet e tij”, shprehet ai.