Protestuesja që ka çmendur dhe terrorizuar deputetë e ministra
Nga Kristjan Zoto
Arvina Lleshin nuk e njoh personalisht, por është një nga ato figura që më kanë bërë përshtypje për mirë gjatë kësaj proteste.
Më ka bërë përshtypje sepse një lumë balte është hedhur mbi të nga mediat e pushtetit, disa herë është ndaluar nga policia dhe është mbajtur në qeli, me qindra komente çdo ditë nga patronazhistët e shënjestrojnë edhe nuk lënë gjë pa i thënë, por për 101 ditë ka rezistuar, me 1001 halle mbi shpinë.
Tani po shoh se Policia e Shtetit e ka rrëmbyer pas mesnate, duke e nxjerrë nga taksia me të cilën po udhëtonte, dhe e ka dërguar në komisariat.
Kjo është çmenduri, sidomos kur kujtoj se si “Eskobari i Ballkanit” u shoqërua me eskortë ku shofer personal kishte drejtorin e përgjithshëm të policisë.
Ky është shteti i Edi Ramës: i fortë me të dobëtit dhe i dobët me të fortët, por shpejt kjo do të ndryshojë!