21 Maj, 2026

Prefekti i Tiranës: S’jam i shqetësuar ku do flenë banorët! Kanë kushërinj, daja, halla…

 Prefekti i Tiranës: S’jam i shqetësuar ku do flenë banorët! Kanë kushërinj, daja, halla…

Pas flakëve që përfshinë pasditen e djeshme kompleksin rezidencial në Tiranë, dhjetëra banorë mbetën pa strehë, ndërsa shqetësimi për natën e parë pas tragjedisë u kthye në pyetjen kryesore.

Gjatë një deklarate për mediat, prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, u përball me pyetjen direkte të gazetarëve: Çfarë do të ndodhë me familjet që humbën shtëpitë nga zjarri dhe ku do të flenë ata?

Përgjigjja e tij ka shkaktuar reagime. Ai u shpreh se kjo situatë nuk e ka preokupuar në mënyrë të veçantë, duke theksuar se, sipas tij, banorët mund të gjejnë zgjidhje tek kushërinjtë, halla, daja pasi jemi shqiptarë.

“Kjo është me të thënë të drejtën, një gjë që mua nuk më ka vënë shumë preukopim, që të jem i sinqertë me ju, por kam urdhëruar bashkinë e Tiranës dhe Emergjencat Civile që ato do kenë mundësinë të jenë në ambjente të tjera. Por sigurisht jam i bindur që nuk do ketë nevojë sepse ne jemi shqiptarë, kanë kushërinjë, halla, daja” – tha Hajdari.

Një përgjigje qesharake e pa asnjë lloj përgjegjësia e njeriut që përfaqëson qeverinë në kryeqytet. Një tallje e paparcedentë më hallexhinjtë që zjarri i detyroi të linin shtëpitë e tyre.

Ndërkohë, në terren, familjet e prekura vijojnë të përballen me pasojat e menjëhershme të zjarrit, mes pasigurive dhe mungesës së një plani të qartë për strehimin emergjent.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *