Prapaskenat e zgjedhjes së kryeprokurorit të ri
Nga Lutfi Dervishi
Atmosferë kafkiane në KLP!
Procedura për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm po merr trajtat e një tregimi të Kafkës.
Kandidati Ylli Pjetërnikaj kërkon përjashtimin e anëtarit të KLP-së, Vatë Staka.
Anëtari i KLP-së Zeqir Hoda kërkon përjashtimin e kolegut Sokol Stojani.
Vatë Staka kërkon përjashtimin e kolegut Zeqir Hoda.
Kandidatja Arta Marku kërkon përjashtimin e Sokol Stojanit.
Me pak fjalë, kandidatët kërkojnë të përjashtohen ata që do t’i vlerësojnë, ndërsa ata që do t’i vlerësojnë kandidatët kërkojnë të përjashtojnë njëri-tjetrin.
Sot dhe nesër është pushim.
Të hënën nis java e re.
Me kandidatë të njëjtë, anëtarë të njëjtë dhe, me sa duket, kërkesa të reja për përjashtim.
Me këtë ritëm, procedura mund të përfundojë kur të mbetet vetëm një person në sallë.
Dhe ai do të duhet të vendosë nëse duhet të përjashtojë veten.