11 Shtator, 2026

Prania Besnike ç’të ka zbukuruar, Zeqineja jonë me luk të kuruar…

 Prania Besnike ç’të ka zbukuruar, Zeqineja jonë me luk të kuruar…

Tundesh përmbi taka,

Zeqine moj çupë,

Të ka prirë e mbara,

S’ka më era fushë.

 

E çarë e fustanit,

Sipër gjer në rrëzë,

Sikur shkon në dasmë,

Nuri i PS-së.

 

Kodin e Kuvendit

E keni harruar

shkoni si në dasmë

Edhe për të punuar!

 

Prania Besnike

Ç’të ka zbukuruar,

Zeqineja jonë

Me luk të kuruar.

 

Pleqtë edhe të rinjtë

Seç na i hutove,

Dhe çmimin e pjeshkës,

Na e përgjysmove!

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "a2cnn A2 CNN CHANNEL AFF ENCLOSVENTWS 0:20"

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *