Po Batoni çfarë thotë?
Nga Mark Shkreli
Studentët kanë mbushur rrugët, universitetet po boshatisen dhe zemërimi kundër qeverisë po përhapet në gjithë vendin. Edi Rama vazhdon të mbështetet te mandati i tij elektoral, ndërsa një pyetje mbetet për rrethin e njerëzve që prej vitesh kanë analizuar, mbrojtur dhe këshilluar politikisht kryeministrin. Çfarë i thonë sot, kur kriza ka dalë nga studiot televizive dhe ka mbërritur në rrugë?
Po Batoni çfarë thotë, o Ramë? Se Shqipëria po zien, studentët janë në rrugë, policia përplaset me protestuesit dhe qeveria po përballet me një krizë që nuk po zgjidhet me konferenca shtypi. Në këto ditë të vështira do të ishte interesante të dëgjonim edhe ndonjë këshillë nga mjeshtrit e analizave politike, që prej vitesh na shpjegojnë me aq siguri çdo lëvizje të kryeministrit.
Baton Haxhiu ka qenë një prej zërave më të afërt publikisht me Ramën, megjithëse e ka mohuar rolin e këshilltarit zyrtar. Ka analizuar strategjitë e tij, ka shpjeguar kundërshtarët dhe ka folur gjatë për mënyrën se si funksionon pushteti. Tani që studentët kërkojnë përgjigje dhe qeveria po përballet me zemërimin e tyre, çfarë analize i mbetet për t’i ofruar mikut të vjetër?
Në shtator, vetë Haxhiu paralajmëroi se pushteti dobësohet kur askush brenda tij nuk guxon t’i tregojë ku gabon. Një konstatim që sot tingëllon edhe më domethënës. Rama e dëgjoi atëherë apo ishte tepër i zënë duke dëgjuar veten?
Kryeministri vazhdon të flasë për zgjedhjet e fituara, sikur kutia e votimit të jetë përgjigjja për çdo student që proteston. Ndërkohë, sa herë kriza politike merr përmasa serioze, në qendër të debatit del përsëri Sali Berisha. Kundërshtari i vjetër është gjithmonë aty, gati për një tjetër duel televiziv, ndërsa problemet që kanë nxjerrë të rinjtë në rrugë presin ende përgjigje.
Ndoshta Batoni mund t’ia shpjegojë Ramës se një shoqëri nuk qeveriset vetëm duke fituar debatet në televizor. Se arroganca nuk zhduket duke e quajtur vendosmëri dhe se qytetarët nuk mund të trajtohen pafundësisht si spektatorë të përplasjes mes dy politikanëve.