30 Shtator, 2026

Plas tjetër skandal, dalin videot e kompozitorit me këngëtare të njohura: I filmonte pa dijeninë e tyre

 Plas tjetër skandal, dalin videot e kompozitorit me këngëtare të njohura: I filmonte pa dijeninë e tyre

Vëmendja e opinionit publik si duket po devijohet nga skandali në skandal. Shqipëria u trondit nga fakti sesi kreu i SHISH, sipas akuzave të SPAK, kishte lidhje intime dhe informonte një të shumë kërkuar drejtësie. Ergys Agasi, nga një emër i shumë përfolur, u bë emri më i lakuar në mediat shqiptare sa i përket lidhjeve që kishte, bëmave dhe ndikimit në pushtetin e Ramës.

Ndërkohë një skandal tjetër ka prekur botën e artit shqiptar. Sipas gazetarit Elton Tozaj kompozitori dhe producenti i njohur Adrian Hila, është përfshirë jo në një por në disa videoskandale seksuale me personazhe të njohura të ekranit shqiptar.

Në materiale shihet kantautori Hila në raport seksual, të cilat duket se janë filmuar nga i njëjti kënd dhe e njëjti ambient.

Gazetari Tozaj ka folur pa dorashka duke përmendur emra konkret të personazheve të njohur, që nga këngëtare të reja që sipas tij kërkonin rritje në karrierë e deri te yjet e ekranit shqiptar. Sipas gazetarit problemi nuk qëndron në faktin e raportit seksual të një personi, por në faktin se janë filmuar aktet seksuale me pamje dhe audio.

“Kam tre vite që punoj mbi këtë çështje. Qëllimi është të denoncoj prostitucionin mediatik. Ka mjaft vajza të talentuara që nuk ecin dot përpara pasi ndodhin këto fenomene. Në video ka filmuar akte seksuale me këngëtaren Eli Fara, moderatoren Monika Lubonja, apo këngëtarja Egzona Ademi.

Është dhe një vajzë që e ka bërë treshe por nuk dua ta përmend si emër. Unë dua të di pse janë filmuar këto skena, për shantazh, për perversitet apo për qëllime të tjera.

Nuk më intereson jeta private e Hilës, por më vjen keq për personazhet që kanë rënë pre e filmimeve të tilla denigruese. Cënimi i privatësisë është thyer dhe për këtë duhet të ketë një përgjegjës. – tha Tozaj në një intervistë për “N’Vibe Media”.

Padyshim ky është një lajm tronditës nëse vërtetohet përmbajtja e tij, pasi filmimi i akteve seksuale pa djenin dhe pëlqimin e palës tjetër, përbën vepër penale dhe dënohet me burg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *