Pirua i Mirelës dhe Flamurit nxjerr Kostën që u kthye nga Greqia, por…
Deputeti i Gjirokastrës, Piro Dhima, ka filluar dhe bën video në FB.
Këtë radhë ka nxjerrë Kostën, që është kthyer nga Greqia dhe ka hapur një fabrikë ku prodhon sapunë.
“Kosta u kthye nga emigrimi në Greqi, aty ku mësoi artin e prodhimit të sapunëve artizanalë, dhe sot ka ngritur biznesin e tij në Shqipëri.
Me punë, pasion dhe përkushtim ai prodhon sapunë 100% hand made, me produkte biologjike dhe natyrale, duke sjellë jo vetëm një produkt cilësor, por edhe një shembull frymëzues për të rinjtë që duan të investojnë në vendin e tyre.
Sipërmarrje të tilla duhen mbështetur, sepse krijojnë identitet lokal, promovojnë turizmin dhe i japin vlerë punës së ndershme”, shkruan Piro Dhima.
Por nuk dihet përse mburret Piro me Kostën, pasi Qeveria e tij nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar Kostën në biznesin e tij.
As ka nxitur emigrantët që të kthehën në Shqipëri, duke krijuar politika favorizuese.
Prëkundrazi, kanë vite që po punojnë për t’i larguar nga Shqipëria dhe ata pak të rinj që kanë mbetur në Qarkun e Gjirokastrës.