Petro Koçi: Fajin e ka Edi Rama, duhej të reagonte në kohë. Por PS nuk do t’i dalë kundër
Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, bëri përgjegjës kryeministrin Rama për situatën e krijuar, sepse nuk reagoi që në fillim të protestave të ‘Flamingove”.
“E kisha ndarë këtë si një çështje për ta trajtuar raportin midis përgjegjësisë dhe fajit. Kur flasim për përgjegjësi flasim për institucione dhe ata që drejtojnë shtetin.
Po të kishte reaguar ndryshe dhe në kohën e duhur, ndoshta nuk do të kishim ardhur në këtë pikë. Kur them në kohën e duhur, kam parasysh fillimin e protestave, ajo që quhet e flamingove.
Atëherë kishte mundësi të reagonte me një platformë, me angazhimin për të ndryshuar gjithçka është ezauruar nga Kushtetuta aktuale.
Po të mos ketë influenca të vendeve që nuk janë dakord me kursin ndërkombëtar që ndjek Shqipëria do të ishte çudi. Por a ka prezentë, nuk kam fakte.
Ka mënyra të sofistikuara për të ndikuar, duke filluar nga rrjete sociale, krijojnë profile false, etj. Mund të orientojnë shumë gjëra dhe zhvillime të caktuara. Problemi është që ne të shohim këtë pjesën e hapur, që deklarohet hapur nga protesta. Veprimet e dhunshme janë përgjegjësi dhe faj. Fillon faji individual dhe ata që e organizojnë protestën duhet të jenë garantues që pjesëmarrësit të mos bëjnë akte te dhunshme.
Po të kishte reaguar në kohën e duhur, kishte mundësi që për disa cështje themelore të merrte angazhime konkrte, që fillojnë që me rënien e kushtetutës së 2008. Mund të angazhohej për raport të ri të politikës me drejtësinë. Cdo kërkesë që vjen nga prokuroai politika ti përgjigjet me aprovim. Pastaj vijmë te cështje që lidhen me sistemin zgjedhor.
Edhe çështje konkrete që lidhen me Zvërnecin dhe zonat e mbrojtura.
Mendoj se protesta e sotme nuk është e para, kjo është protestë numër dy”- tha Koçi.
Koçi sakaq deklaroi se pavarësisht protestave, nuk ekziston mundësia që Ramës t’i dalë kundër Partia Socialiste.
Ai komentoi edhe reagimin e Elisa Spiropalit, por tha se duhet ta niste me një mea culpa.
Petro Koçi: Kam parë edhe reagimet e Elisës, madje kam thënë që ka nevojë edhe për mea culpa në fillim. Kishte reflektime objektive dhe të drejta, por vijmë te një çështje që ka lidhje për demokracinë. E kam thënë, sikur demokracia në PS të ishte në kohën që Rama kandidoi për kryetar partie, Rama nuk do të bëhej dot kryetar partie. Partia dëgjon Ramën, por Rama nuk e dëgjon partinë. Një nga instrumentat e ushtrimit demokratik, është që duhet të marrësh frymë bashkë me ta. Kjo mungon në PS, duhet të ndryshonte. Nuk bëhet duke përqëndruar pushtetin në një dorë, te një i deleguar qarku.
Ylli Rakipi: A eksizston mundësia që Ramës ti kthehet kundër partia?
Petro Koçi: E vëshitrë të ketë reagim. Pushteti është përqëndruar. Në këto momente kur diskuton a do të vijojë qeverisjen, do të ishte goditje për PS në mënyrën si funksionon, do të duhej një proces kompleks ndryshimi për të riardhur. Do të ishte situatë e vështirë për tu menaxhuar. Kam dëgjuar këtë, të ikë kjo klasë politike, por përjashto disa individë, Rama dhe Berisha, faktikisht klasa politike ësht përmbys këtu disa herë.