Petrit Malaj: Lamtumirë profesori im Birçe Hasko, më mësove dhe më qendrove pranë me zemër. Do të kujtoj me mall
Aktori i njohur Petrit Malaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të pedagogut të tij, Birçe Hasko.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Birçe Hasko, profesorit tim të nderuar, artistit e njeriut të rrallë dhe një prej figurave më të shquara të skenës e filmit shqiptar.
Ishte për mua shumë më tepër se një pedagog.
Më mësoi profesionin me dashuri, më qëndroi pranë me zemër dhe më dha besim në rrugën time artistike.
Do ta kujtoj gjithmonë me mirënjohje, respekt dhe mall.
Lamtumirë Profesor… kujtimi dhe gjurma juaj do të mbeten të paharrueshme”, shkruan Petrit Malaj.