24 Gusht, 2026

Petrit Malaj humbet shokun e fëmijërisë: U rrit mes vuajtjeve dhe persekutimit të familjes

 Petrit Malaj humbet shokun e fëmijërisë: U rrit mes vuajtjeve dhe persekutimit të familjes

Aktori i njohur Petrit Malaj, që prej disa vitesh është ambassador i Shqipërisë në Kosovë, ka reaguar për vdekjen e papritur të ish-kreut të Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci.

Ai thotë se Halucin e ka pasur shok fëmijërie.

“Sot mora me shumë dhimbje lajmin e ndarjes nga jeta të mikut tim, Skënder Haluci, shokut të shkollës.

Ka njerëz që jeta nuk i përkëdhel, por i provon fort. Skënderi ishte një prej tyre. U rrit mes vuajtjeve dhe persekutimit të familjes së tij dhe ende shumë i ri provoi edhe vetë padrejtësinë, burgun deri dënimin me vdekje.

E megjithatë, gjithë ato plagë nuk e thyen. Ai pati forcën të ringrihej, të ndërtonte jetën nga e para dhe të krijonte një karrierë të gjatë në drejtësi.

Në profesion ishte serioz, i përkushtuar dhe korrekt, me një karakter të formuar mes shumë sakrificash e sprovash.

Lamtumirë, Skënder! U prehsh në paqe.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes”, shkruan Malaj.

Skënder Haluci humbi jetën ndërsa ishte duke pushuar me familjen në bjeshkët e Tropojës.

Dyshohet se ai pësoi atak kardiak.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *