14 Korrik, 2026

Peter Thiel habit botën: Papa Leoni është “spiun komunist kinez”

 Peter Thiel habit botën: Papa Leoni është “spiun komunist kinez”

Bashkëthemeluesi i kompanisë së zhvillimeve teknologjike Palantir, Peter Thiel, ka shkaktuar polemika pasi akuzoi Papa Leo XIV se, në mënyrë të pavetëdijshme, po vepron si “agjent i Partisë Komuniste Kineze”.

Deklaratat u bënë gjatë festivalit Aspen Ideas në Colorado, ku miliarderi amerikan kritikoi enciklikën e Papës, “Magnifica Humanitas”, të publikuar në muajin maj, e cila bën thirrje për një rregullim të rreptë ndërkombëtar të zhvillimit të inteligjencës artificiale.

Sipas Thiel, një kuadër i tillë do të frenonte zhvillimin e teknologjisë amerikane, ndërsa Kina nuk do t’i zbatonte këto kufizime.

“Amerikanët mund ta dëgjojnë udhëzimin moral të Vatikanit, por udhëheqja kineze nuk do ta bëjë këtë. Në këtë mënyrë kufizohet vetëm SHBA-të në garën për Inteligjencën Artificiale”, argumentoi ai, duke shtuar se kjo situatë e bën Papën, në praktikë, të punojë në favor të komunistëve kinezë.

Komenti u prit me të qeshura nga një pjesë e audiencës, ndërsa Vatikani nuk pranoi të komentojë akuzat.

Gjatë diskutimit, Thiel shprehu edhe kritika më të gjera ndaj institucioneve perëndimore, duke argumentuar se demokracitë liberale po përballen me bllokim institucional dhe se sistemi politik amerikan po shkon drejt një transformimi të thellë.

Ai deklaroi gjithashtu se Partia Demokratike në SHBA po lëviz në mënyrë të pashmangshme drejt socializmit demokratik, ndërsa pretendoi pa paraqitur prova se kompania e Inteligjencës Artificiale Anthropic synon të ndikojë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2028 në favor të demokratëve.

Anthropic refuzoi t’u përgjigjej drejtpërdrejt këtyre pretendimeve.

Thiel komentoi edhe mbi Bashkimin Evropian, të cilin e përshkroi si një burokraci të ngurtë dhe të mbikontrolluar, ndërsa mbrojti modelin amerikan të zhvillimit teknologjik, duke argumentuar se shpërndarja e ndikimit mes kompanive private përbën një avantazh strategjik për SHBA-të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *