Përplasje në PS e Gjirokastrës? Deputeti dhe dy drejtorë të rëndësishëm s’marrin pjesë në mbledhjen e Kumbaros
“Çarje” në PS-në e Gjirokastrës?
Mirela Kumbaro mblodhi dje socialistët, por pati disa emra të përfolur që munguanë.
Takimi i Mirela Kumbaros në Gjirokastër u shoqërua me mungesa që kanë ndezur zërat për përplasje brenda strukturave socialiste.
Andi Shkurta, Sokol Feruni dhe deputeti Piro Dhima nuk ishin të pranishëm.
Për momentin nuk dihen arsyet e mungesës së tyre, por mbledhja e djeshme ishte e rëndësishme, pas porosive që dha Edi Rama.
“Sot ishte një ditë e gjatë diskutimesh mes deputetësh, drejtuesish të Partisë Socialiste të qarkut Gjirokastër, për punën që na pret në sezonin e ri politik dhe, mbi të gjitha, për mënyrën se si do të jemi çdo ditë më pranë njerëzve, në çdo bashki e në çdo komunitet të qarkut, duke dëgjuar më mirë, duke reaguar në kohë dhe duke mbajtur përgjegjësi për çdo angazhim të marrë.
Nga Memaliaj në Dropull, nga Këlcyra në Tepelenë, nga Përmeti në Libohovë e Gjirokastër, #PraniaBesnike është puna jonë në territor, #BESA është fjala që duhet mbajtur dhe #PasqyrAlbania është një mënyrë e re për ta kthyer këtë marrëdhënie me qytetarët në më shumë komunikim, më shumë përgjegjshmëri dhe shërbime më të mira për njerëzit që përfaqësojmë”, shkruan Kumbaro.