11 Shtator, 2026

Përplasja me armë në Vlorë – Politikani, ishte shofer i Range Rover-it me “të fortët” brenda

 Përplasja me armë në Vlorë – Politikani, ishte shofer i Range Rover-it me “të fortët” brenda

Gazetari Merin Maçi, ika dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Orikum, ku dy grupe janë përleshur me njëri-tjetrin.

Ai tha se në ambientet e hotelit “R….” janë paraqitur tetë makina, mes të cilave edhe një Range Rover, që më vonë është përmbysur në afërsi të Peshkëpisë.

Pikërisht këtë automjet e ngiste shtetasi B.M, që më herët ka bërë dhe karrierë politike. Gazetari shpjegoi me hollësi dinamikën e gjithë ngjarjes.

“Në hotelin “R” kanë hyrë 18 persona. Sapo kanë hyrë në ambientet e lokalit, kanë qëndruar të ulur pak minuta me pronarin e lokalit dhe tonet janë ngritur. Ka pasur shtyrje dhe përplasje mes palëve.

B.M ka qëlluar gjithashtu pronarin e hotelit. Kemi dhe një personazh të përfshirë në ngjarje dhe të shpallur në kërkim, që ka pasur karrierë dhe politike.

Policia dyshon se nga përplasja mes grupeve një person është plagosur dhe ai person nuk ka marrë as ndihmë mjekësore. Janë ndjekur nga policia, sepse biznesmeni V.B ka marrë në telefon policinë, pasi është ndjerë i kërcënuar.

Menjëherë është përgjigjur policia dhe brenda në mjet është gjendur një armë zjarri. Po ashtu është gjetur edhe një Audi A8, që dyshohet se i përket grupit të L.M. Dyshohet se shkak për përplasjen ka qenë një pronë në Palasë”, tha Maçi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *