26 Korrik, 2026

Përpjekja për t’ia “hedhur” BE-së dështoi!

 Përpjekja për t’ia “hedhur” BE-së dështoi!

Nga Ola Mitre

Qeveria e dinte prej muajsh se, për mbylljen e Kapitullit 27, BE kërkonte shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin “Për zonat e mbrojtura” dhe heqjen e ligjit “Për investimet strategjike”. Kjo ishte pjesë e dokumenteve të negociatave të paktën që në dhjetor 2025 (lexoni shkrimin në link).

Megjithatë, zgjodhi të shtynte përpara projektet në zonat e mbrojtura, me shpresën se mund t’ia “hidhte” BE-së.

Revolucioni i Flamingove e nxori këtë çështje nga zyrat dhe e ktheu në një debat publik.

Presioni qytetar, reagimet e ekspertëve dhe vëmendja ndërkombëtare bënë që kjo të mos mbetej një kusht i fshehur në dokumentet e negociatave.

Dje, Marta Kos e tha publikisht atë që dokumentet e tregonin prej muajsh: Mbrojtja e natyrës nuk është çështje propagande, por një kusht i procesit të integrimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *