Përmeti, një nga qytetet më të mirë në Europë për të jetuar
Dritan Hila
Permeti eshte qyteti me i qete ndoshta i Evropes, ku njerezit merren fare pak me politike dhe shume me fjalen e embel.
Eshte qytet i rrethuar nga fshatra ku secili ka nje histori, kisha e xhami shekullore, kuzhine ndoshta me te miren ne Ballkan, me nje bukuri natyrore qe embelsia e njerezve e bejne te duket e veçante.
Eshte qyteti ku qetesia mendore dhe ajo shpirterore eshte shoqeruese e ditenates. Eshte vendi qe do ta rekomandoja per nje jete te paqtë per muzgun e jetes, atehere kur njeriu eshte i ngopur nga lufterat e tij, nga kotesia e tyre, nga pakuptimesia e etjes per para te shumta, dhe do qe te beje nje bilanc e te shijoje jeten e tij per ate qe eshte ne te vertete.