Perla Nr.2 e Ramës: Duhet të bëjmë resort në Zvërnec, se nuk pastrohen plehrat
Këto ditë do të dëgjojmë shumë argumente qesharake nga Edi Rama, në mbrojtje të pazarit që ka bërë për Zvërnecin dhe Sazanin.
Këtë të enjte, sapo është zgjuar, ka postuar një mesazh të një qytetari vlonjat, që thotë se Zvërneci ka plehra dhe është i ndotur.
Ndaj dhe sipas Ramës, duhet ndërtuar resorti.
Tani ndonjë budalla, mund të pyesë me naivitet, a nuk do ishte më mirë të pastronim plehrat dhe ta mbanim pastër Zvërnecin, në vend që të ndërtonim resort?
Dhe kush e ka penguar Edi Ramën dhe Bashkinë e Vlorës, që të pastronin plehrat?
Postimi i Ramës: