21 Maj, 2026

Perla: Në mëngjes si i pandehur në SPAK, në drekë si avokat i Veliajt

 Perla: Në mëngjes si i pandehur në SPAK, në drekë si avokat i Veliajt

Plarent Ndreca prej disa javësh, shfaqet si avokat i Erion Veliajt.

Por ai vetë është i pandehur, pasi është marrë nën hetim nga SPAK për një skandal korruptiv me tenderin e Policisë, kur ishte sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.

Dhe këtë mëngjes, ai ka mbërritur në GJKKO pikërisht për procesin ku është marrë si i pandehur nga SPAK.

Po sot, si avokat i Veliajt, po sot, ai ka edhe gjykimin në Apel për kryebashkiakun e Tiranës, kundër pezullimit të afateve të paraburgimit.

Veç në Shqipëri mund të ndodhë, që të jesh edhe i pandehur, edhe avokat mbrojtës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *