14 Korrik, 2026

Perla e një njoftimi, për lindjen e një fëmije (a thua erdhi në jetë Krishti)

 Perla e një njoftimi, për lindjen e një fëmije (a thua erdhi në jetë Krishti)

Leka Zogu, që e quan veten princ, edhe pse Shqipëria është Republikë parlamentare, është bërë sërish baba nga martesa e dytë.

Dhe shikoni se çfarë njoftimi ka bërë, për lindjen e të birit.

Deklarata e Leka Zogut:

10 Korrik 2026, Tiranë

Njoftim Zyrtar

Oborri Mbretëror Shqiptar ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve, djalit të Lartësive të Tyre Mbretërore, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve dhe Princeshës Blerta. Princ Aleksandri lindi paraditen e së premtes në orën 11:11 më 10 korrik 2026.

Lartësia e Saj Mbretërore, Princesha Blerta, solli në jetë Princ Aleksandrin në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, në Tiranë. Princ Aleksandri lindi me peshë 3kg 115g.

Princesha Blerta dhe Princ Aleksandri gëzojnë shëndet të plotë.

Princi i Kurorës dhe Princesha Blerta shprehin mirënjohjen e tyre të sinqertë ndaj ekipit mjekësor të Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” për kujdesin e jashtëzakonshëm, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë kësaj ngjarjeje të gëzueshme.

Oborri Mbretëror Shqiptar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *