Perla: 14 që vjet drejtojnë Shqipërinë, por prapë fajin e ka Saliu
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë prezantimit të disa ndryshimeve në ligjin për ‘Turizmin’ ne Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, publikoi një document, i cili, sipas tij, tregon se vendimet për zhvillimet në zonën e Vlorës janë miratuar nga qeveria e drejtuar nga Sali Berisha.
Balla deklaroi se vendimi për gjurmën e Aeroportit të Vlorës, si edhe ai që përcakton Nartën dhe Zvërnecin si zona me potencial për zhvillim turistik, mban firmën e Sali Berishës në cilësinë e kryetarit të KRRTRSH-së në vitin 2009.
“Po ju bëj publike se kush i ka firmosur vendimet për aeroportin e Vlorës edhe për zonën ndërtimore zhvillimore turistike në Zvërnec. Personi quhet Sali Berisha. Ja ku e keni,” u shpreh Balla.
Dhe këta të shkretët, thjesht janë detyruar dhe kanë zbatuar vendimet e marra nga Saliu, se nuk i kthenin dot pas.
14 vjet në pushtet, por ende fajin ia hedhin Saliut për çdo gjë.