23 Shtator, 2026

Për “patriotët” injorantë, që thonë se Izraeli po pushton Vlorën

 Për “patriotët” injorantë, që thonë se Izraeli po pushton Vlorën

Një nga hebrenjtë më të pasur të Vlorës nga familja e Pepe Levit nga dokumenta dhe dëshmi historike përpara se të hapet ky debat për hebrenjtë e Vlorës.

Zino Matathian:

“Nesim Levi … i pat sjellë anije me armë Ismail Qemalit në 1912-in.”

Gazeta Shqip, në një intervistë me Zino Matathian, thotë qartë se Nesim Levi mori një flotë dhe solli armë për Ismail Qemalin në periudhën e Pavarësisë.

* Reporter.al/BIRN e përsërit dëshminë: Zino Matathia thotë se Nesim Levi “i pat sjellë anije me armë Ismail Qemalit në 1912-in”.

* Ka edhe dokumentacion arkivor të mëvonshëm që provon se Nesim Levi ishte tregtar i rëndësishëm i Vlorës; në listat e tregtarëve të Vlorës figuron “Nesim Levi & Shoke”.

Ndërsa dokumentacioni zyrtar për Luftën e Vlorës 1920 është shumë më i fortë: aty Nesim Levi përmendet krahas Mateo Matathias dhe Jozef Kantozit.

Pas kërkesave për historin e familjes Levi pyeta ChatGPT për të vërtetuar tregimet e dikurshme të tim eti për historinë e familjeve hebreje në Vlorë dhe nuk u befasova nga përgjigja e njëjtë për kontributin hebre si tek ndihma e Ismail Qemalit as për luftën e 20 si dhe në lëvizjen antifashiste

Pepe Levi ishte tregtar i pasur i Vlorës dhe bashkë me Rafael Jakoelin drejtonte tregtinë me shumicë të stofrave të importuara nga Italia dhe Anglia. Burimi i TID Vlorës e vendos aktivitetin e tyre veçanërisht në vitet 1920–1930.

* Një burim tjetër e përshkruan konkretisht se Levi dhe Jakoeli bashkuan aktivitetet e tyre dhe u bënë ndër tregtarët kryesorë të stofrave në vitet ’30, me lidhje tregtare edhe me Janinën, Gjirokastrën dhe Durrësin.

* Ka një burim shumë interesant për origjinën familjare: një histori e familjeve hebraike të Vlorës përmend Josef (Pepe) Levin, të martuar me Keti Matathia, dhe lidhjet familjare të Levi-ve me komunitetin hebre të Vlorës.

* Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Pepe Levi del në dokumentime si figurë e rëndësishme e komunitetit hebre të Vlorës. Gjermanët tentuan ta rekrutonin si informator, por ai refuzoi.

* Edhe dokumentacioni akademik e përmend Josef Levi-n dhe vëllezërit Levi si tregtarë të Vlorës dhe si persona që ndihmonin financiarisht lëvizjen antifashiste.

U shpik një armik i ri për të mbrojtur stablishmentin politikë nga protestat e gjata kundër PS dhe PD si trashgimtare të PPSH.

Arian Nikaj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *