21 Maj, 2026

Për ata që tallen me Meremen: E mbani mend rivalin e Ramës, Maqo Lakrori?

 Për ata që tallen me Meremen: E mbani mend rivalin e Ramës, Maqo Lakrori?

Prej ditës së djeshme, mediat dhe portalet shpërthyen me lajme dhe komente për Mereme Selën, e cila doli si kandidate përballë Sali Berishës, për kreun e Partisë Demokratike.

Duke qenë se në rrjet plasi gallata, PD e hoqi atë si kandidate, me argumentin se nuk ka një profl të lartë publik.

Dhe mirë bënë, se kandidate formale ishte dhe nuk do kishte asnjë shans përballë Berishës.

Por, ndërsa prej dje tallen me kandidaturën e Meremes, duhet kujtur se nga pala tjetër, u bë kohë që nuk bëhen zgjedhje për kryetarin e partisë, që në 2009-n e largët.

Kjo, me argumentin se PS është në pushtet dhe përsa kohë që ajo fiton zgjedhjet, nuk ka arsye për të mbajtur zgjedhje për kreun e partisë.

Herën e fundit që u mbajtën këto zgjedhje, garuan Edi Rama dhe… Maqo Lakrori.

Edhe atëhere, kandidatura e Lakrorit u quajt qesharake.

Vetëm se, ndryshe nga kjo e PD-së, në PS i shkuan deri në fund marrëzisë.

Lakrori garoi përballë Ramës, duke e bërë qesharake atë, pasi dihej se nuk kishte asnjë shans përballë tij.

Ndaj, mirë bëjnë që tallen me kandidaturën e Meremes, se nuk do të ishte një garë serioze.

Por mirë do ishte, të kujtojnë edhe “homologun” e saj, Maqo Lakrorin. (Thuaje.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *