19 Shtator, 2026

Peka-Ahmetaj, çifti më jetëgjatë në televizionet shqiptare

 Peka-Ahmetaj, çifti më jetëgjatë në televizionet shqiptare

Pas katër intervistash që nuk arritën të shteronin skandalet e qeverisë por as mallin për njëri-tjetrin, Çim Peka dhe Arben “Tigri” Ahmetaj janë ribashkuar për herë të pestë në Zvicër, duke u konfirmuar zyrtarisht si çifti më jetëgjatë i televizionit.

Takimi nisi si gjithmonë me akuza ndaj Ramës, SPAK-ut dhe qeverisë, por atmosfera u bë më intime kur Çimi pyeti Tigrin:

“Ka ndonjë gjë që s’ma ke thënë katër herët e tjera?”

Tigri uli sytë dhe pranoi se kishte ruajtur disa audiopërgjime vetëm që të kishte një arsye për ta parë Çimin përsëri.

Në fund, dyshja premtoi se kjo nuk do të jetë intervista e fundit.

“Kemi kaluar shumë bashkë për ta lënë këtu,” deklaruan ata, ndërsa Çimi pohoi se e ka rezervuar që tani biletën për Arben Ahmetaj 6.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *