Pas publikimit të videove intime me Adi Hilën, Eli Fare shfaqet “live” në Top Channel dhe tregon një ngjarje të sikletshme
E ftuar në emisionin “Live me Luizin” në mbrëmjen e djeshme ishte edhe këngëtarja Eli Fara.
Video ka qenë e regjistruar, edhe pse Top Channel e ka shitur si live, pasi Eli Fara nuk shfaqet në publik këto ditë, pasi shfaqjes së videove intime me Adi Hilën.
Gjatë bisedës ajo kujtoi një moment delikat në një dasmë, kur iu desh të largohej për shkak të drejtuesit të dasmës.
“Kam një situatë shumë të lezetshme, e mora me sportivitet. Isha për një dasmë, organizohej në drekë. U çova që në mëngjes, ishte një verë, shkova në parukeri, vesha një fustan, u bëra bukur dhe shkoj në dasëm. Ishte afër aeroportit, mbërrij atje.
Shoh muzikantët, ambientin dhe njerëzit. Pyes muzikantët, jeni të sigurt që unë jam në këtë dasëm? Ishte një drejtues i dasmës, regjisor i dasmës, nga familja, që u thonte këtyre që kërcenin si t’i urdhëronte: Çohu ti, ulu, ti tjetri çohu!
Pas 10 minutash sërish: Çohu ti! Dhe unë u çova, u thashë muzikantëve që po dal pak përjashta, mora makinën dhe u largova, kaq ishte dasma”, tha Eli Fara.