Paradoksi: Deputetët socialistë denoncojnë ngjarjen e Zvërnecit, ata të PD-së heshtin
Tre deputetët të Partisë Socialiste që është në pushtet, kanë reaguar ashpër për atë që ka ndodhur një ditë më parë në Zvërnec.
Ardit Bido, Briseida Çakërri dhe Erion Braçe, e kanë cilësuar si të papranueshme dhunën nga rojet private dhe mungesën e reagimit nga ana e Policisë.
Pra vetë socialistët denoncojnë shtetin e tyre.
Paradoksi është një tjetër.
Ata që duhet të flisnin, deputetët e Partisë Demokratike, heshtin, ndërsa ata që duhej të heshtnin, deputetët e mazhorancës që është në pushtet, kaanë vendosur të flasin.
Deri më tani, asnjë deputet i Partisë Demokratike, nuk ka bërë ndonjë reagim publik për ngjarjen e Zvërnecit, ku u dhunuan dhe kërcënuan qytetarët nga persona civilë, ndërsa Policia rrinte e shikonte.
Thua janë bërë të butë me Policinë këta të PD-së dhe ndaj nuk reagojnë?!
Hallin e kanë diku tjetër në fakt, se ndonjë ndoshta dhe do të flasë e të reagojë.
Nuk flasin se prapa këtij projekti janë oligarkë të lidhur me PD dhe familjen Berisha.
Ndaj dhe ka zero reagim, si nga deputetët, ashtu edhe nga mediat pranë PD-së, që e kanë shmangur totalisht atë që po ndodh në Zvërnec.
Ndonjë mund të thotë edhe se heshtin, se aty është “aleati” i tyre Donald Trump!
Po kjo është qesharake, pasi e vërteta është krejt tjetër, se të jetë për vajzën e dhëndrin e Trump, nuk i njohin fare!
Ua ka zënë gojën tjetërkush!