28 Shtator, 2026

Oltion Çaçi i Sarandës si agjenci imobiliare: Katër objekte me qira, shet tre apartamente dhe mbi 2 mln euro kredi

 Oltion Çaçi i Sarandës si agjenci imobiliare: Katër objekte me qira, shet tre apartamente dhe mbi 2 mln euro kredi

Deklarimi i pasurisë së kryetarit të Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, për vitin 2025 ngjan me bilancin e një agjencie imobiliare. Apartamente të shitura, të ardhura nga disa qira dhe një seri kredish hipotekore janë pjesë e deklarimit zyrtar të dorëzuar në ILDKPKI.

Sipas deklarimit, Çaçi rezulton bashkëpronar në tre apartamente që gjatë vitit të shkuar janë shitur.

Apartamenti i parë ka një sipërfaqe totale prej 113.40 metrash katrorë dhe në deklaratë figuron me vlerën 64,380 lekë. Apartamenti i dytë ka një sipërfaqe prej 98 metrash katrorë dhe vlerë 6 milionë lekë, ndërsa apartamenti i tretë ka sipërfaqe 54 metra katrorë dhe figuron me vlerë 0 lekë. Për të tre pasuritë, pjesa takuese e Çaçit deklarohet 16.667 për qind dhe ndryshimi shënohet si “Nuk e zotëroj – Shitur”.

Por apartamentet nuk janë e vetmja pjesë e deklarimit që lidhet me pasuritë e paluajtshme. Kryebashkiaku deklaron katër zëra të ardhurash nga qiraja, përkatësisht 19,833.33 lekë, 25,500 lekë, 32,725 lekë dhe 663 mijë lekë.

Nga paga si kryetar i Bashkisë Sarandë, Çaçi ka deklaruar 2,310,222 lekë të ardhura neto. Ai deklaron gjithashtu 34 mijë lekë nga pjesëmarrja në borde dhe/ose këshilla drejtues në Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe 18.40 lekë nga interesa bankare dhe bono thesari.

Një tjetër pjesë që bie në sy në deklarimin pasuror janë kreditë hipotekore. Në dokument figurojnë pesë të tilla.

Për kredinë e parë janë shlyer 48,709.42 euro nga deklarimi i mëparshëm, ndërsa kanë mbetur pa shlyer 8,421.33 euro. Për kredinë e dytë janë shlyer 38,902.91 euro dhe mbeten 196,630.41 euro.

Shifrat rriten ndjeshëm te kredia e tretë: janë shlyer 204 mijë euro, ndërsa detyrimi i pashlyer i deklaruar është 1,814,929.43 euro.

Dy kredi të tjera janë në lekë. Për njërën janë shlyer 4,201,530.66 lekë dhe mbeten pa shlyer 26,469,780.34 lekë. Për tjetrën janë shlyer 8,388,875.95 lekë, ndërsa detyrimi i mbetur është 46,353,747.43 lekë.

Në total, duke mbledhur shumat e deklaruara si të pashlyera, tre kreditë në euro kapin 2,019,981.17 euro, ndërsa dy kreditë në lekë arrijnë në 72,823,527.77 lekë.

Edhe bashkëshortja e kryebashkiakut ka deklaruar pasurinë dhe të ardhurat e saj. Gjendja cash është pakësuar me 100 mijë lekë, ndërsa dy llogari bankare janë shtuar respektivisht me 559,078.98 lekë dhe 48,213.02 lekë. Si burim për të dyja deklarohen të ardhurat nga paga.

Bashkëshortja ka deklaruar 1,740,800 lekë të ardhura neto nga paga, si dhe 259,200 lekë të ardhura nga dieta në të njëjtin subjekt. Nga interesat bankare dhe bonot e thesarit janë deklaruar 1,878.97 lekë.

Deklarimi pasuror për vitin 2025

Oltion Çaçi

Pasuri e paluajtshme – Apartament

Bashkëpronar: 16.667%
Sipërfaqja: 113.40 m²
Shitur
Vlera: 64,380 lekë

Pasuri e paluajtshme – Apartament

Bashkëpronar: 16.667%
Sipërfaqja: 98.00 m²
Shitur
Vlera: 6,000,000 lekë

Pasuri e paluajtshme – Apartament

Bashkëpronar: 16.667%
Sipërfaqja: 54.00 m²
Shitur
Vlera: 0 lekë

Gjendje cash
Pakësuar: 100,000 lekë

Llogari bankare
Pakësuar: 150,893.44 lekë

Të ardhura nga qiraja: 19,833.33 lekë

Të ardhura nga qiraja: 25,500 lekë

Të ardhura nga qiraja: 32,725 lekë

Të ardhura nga qiraja: 663,000 lekë

Pjesëmarrje në borde dhe/ose këshilla drejtues – Fondi Shqiptar i Zhvillimit
34,000 lekë

Pagë – Bashkia Sarandë: 2,310,222 lekë

Kredi hipotekore
Shlyer nga deklarimi i mëparshëm: 48,709.42 euro
E pashlyer: 8,421.33 euro

Kredi hipotekore
Shlyer nga deklarimi i mëparshëm: 38,902.91 euro
E pashlyer: 196,630.41 euro

Kredi hipotekore
Shlyer nga deklarimi i mëparshëm: 204,000 euro
E pashlyer: 1,814,929.43 euro

Kredi hipotekore
Shlyer nga deklarimi i mëparshëm: 4,201,530.66 lekë
E pashlyer: 26,469,780.34 lekë

Kredi hipotekore
Shlyer nga deklarimi i mëparshëm: 8,388,875.95 lekë
E pashlyer: 46,353,747.43 lekë

Bashkëshortja

Gjendje cash
Pakësuar: 100,000 lekë

Llogari bankare
Shtuar: 559,078.98 lekë
Burimi: Të ardhura nga paga

Llogari bankare
Shtuar: 48,213.02 lekë
Burimi: Të ardhura nga paga

Interesa bankare dhe bono thesari: 
1,878.97 lekë

Pagë – Flower Hotel&SPA
1,740,800 lekë

Të ardhura nga dieta – Flower Hotel&SPA
259,200 lekë

Pamfleti

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *