21 Maj, 2026

“O hajdut me çizme, o bastard” – Sali Berisha sulmon Kreshnik Spahiun: Ti e ke vendin në burg, po tret në Gjermani paratë e vjedhura

 “O hajdut me çizme, o bastard” – Sali Berisha sulmon Kreshnik Spahiun: Ti e ke vendin në burg, po tret në Gjermani paratë e vjedhura

Sali Berisha ka vijuar me tone të ashpra deklaratat e tij gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, duke zgjeruar akuzat në adresë të biznesmenëve, pronarëve të mediave dhe analistëve që, sipas tij janë të lidhur me kryeministrin Edi Rama.

“Në mënyrën më të pamohueshme është krijuar një mafie e fjalës së lirë nga pronarë të cilët, për favoret që marrin nga Edi Rama, për dhjetëra e dhjetëra tendera që u jepen, për titujt e investitorëve strategjikë, për mijëra e mijëra metër tokë në mes të Tiranës për 1 euro dhe që bëjnë nga mëngjesi deri në darkë censurë, korruptojnë gjuhën, fshehin krimet e qeverisë, këta janë denoncuar dhe do denoncohen”, thotë Berisha, ku ashtu sikurse dhe një ditë më parë ka vijuar me akuzat ndaj të biznesmenit dhe pronarit të  “Hysenbelliu Gruop”, Irfan Hysenbelliu, ndërsa listën e kritikave e zgjeroi më tej edhe me emra analistësh dhe figurash publike, mes tyre edhe Kreshnik Spahiu.

Ish-kryeministri i cili mesa duket tani “hallin e vetëm” e ka me mediat, theksoi se ka nisur një aksion të drejtpërdrejtë kundër të gjithë atyre që, sipas tij, janë pjesë e një rrjeti që mbron dhe promovon interesat e qeverisë.

Duke u ndalur te figura e Kreshnik Spahiu, i cili prej vitesh jeton jashtë Shqipërisë, por vijon të japë opinionet e tij për zhvillimet politike në vend, ai e akuzoi si “hajdut”, duke vënë në pikëpyetje integritetin dhe rolin e tij si analist në hapësirën publike.

“Deri sot unë me emër janë shumë të paktë gazetarë apo analistë që kam sulmuar. Ata po, ata janë pjesë e mafias. Imagjino një moment unë flas për Fanen, reagojnë se fola për gazetarët; jo mo, nuk fola për gazetarët, por s’më pengon kush që të flas. Ato që ka bërë Fania i ka bërë ai direkt, me urdhër të Edi Ramës se do që të përmirësojë. Po të ishin gazetarët do të ishin gazetarët përgjegjës, por nuk janë dhe nuk kam sulmuar. Pronarët mafiozë të përgatiten mirë.

Kjo është një betejë në emër të interesit publik. A mund të pranohet për analist Idajet Beqiri, a ndodh kund, më pyesni mua a ndodh kund në botë, a mund të pranohet për analist Kreshnik Spahiu, një bastard i cili në raporte ndërkombëtare kërkonte 300 mijë euro për transferimin në gjykatësi, dhe që tret paratë e vjedhura në Gjermani? Çfarë lidhje ka ai me analizën, ai e ka vendin në burg”, tha Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *