19 Shtator, 2026

“Nuk mban ujë pilafi” – Mirela Kumbaro dhe Tërmet Peçi i shkruajnë letër kryetarit të Bashkisë Memaliaj

 “Nuk mban ujë pilafi” – Mirela Kumbaro dhe Tërmet Peçi i shkruajnë letër kryetarit të Bashkisë Memaliaj

Mirela Kumbaro dhe Tërmet Peçi janë shfaqur bashkë në një video, pavarësisht armiqësisë së tyre.

Ata i shkruajnë një letër publike kryebashkiakut të Memaliajt, Albert Malaj, të shqetësuar.

“Letër Bashkisë Memaliaj

Banorët e njësive Memaliaj Fshat, Luftinjë e Buz kanë nevojë për mbështetjen, jo fjalët tona.

Nga Kuvendi, bashkë me deputetin e qarkut të Gjirokastrës Tërmet Peçi, sot i drejtuam një letër kryetarit të Bashkisë Memaliaj mbi një shqetësim që na shoqëron prej më shumë se një viti ne si përfaqësues të politikës dhe rrezikon banesa, pronat dhe sigurinë e shumë familjeve në disa prej fshatrave të njësive administrative Memaliaj fshat, Luftinjë  dhe Buz qysh prej rrëshqitjeve dhe pasojave të shkaktuara nga fenomenet natyrore të fillimvitit 2026.

Që reshjet dhe moti i keq i vjeshtës 2027 të mos bëhen shkak për pasoja  në dëme dhe larg qoftë që kushtojnë shtrenjtë, duhet të veprojmë tani dhe të jemi bashkë”, thotë Kumbaro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *