Nuk ka kurrfarë komploti, as grek, as turk, as amerikan, as serb dhe as rus!
E mbani mend Ballukun dhe AKSHI-n?!
Shqiparët në fakt ishin duke dalë në protestë dhjetorin e kaluar, pas skandalit “Balluku” dhe skandalit “AKSHI”.
Nëse ju kujtohet, Balluku u kap duke manipuluar çdo tender që po bënte ministria e saj, me përfitues, disa nga këto oligarkët që sot kontrollojnë median.
Dhe AKSHI zbuloi se norma e vjedhjes në tenderë arrin në 60 apo 70 për qind të shumës së prokuruar dhe ku, për të hequr qafe konkurrencën, socialistët përdornin shërbimet e një prej bandave kriminale më gjakatare të vendit.
Arsyeja se pse shqiptarët nuk dolën në protestë dhjetorin e kaluar është se, nëse vini re, gjatë gjashtë muajve të fundit, Rama dhe Berisha kanë arritur të mbajnë njëri-tjetrin në pushtet, Rama si patericë e Berishës, dhe Berisha si patericë e Ramës.
Dhe Berisha e pati zënë sheshin me bomba molotov, të cilat, nuk i bënin kurrfarë dëmi Ramës, por largonin të gjithë qytetarët e tjerë nga protesta.
Qytetarët po kërkojnë sot dorëheqjen e Edi Ramës dhe kjo nuk lidhet ngushtësisht me Zvërnecin. Qytetarët po kërkojnë dorëheqjen e një politikani që drejton një HAJDUTOKRACI, një sistem politik në të cilin vidhet Shqipëria për të blerë vota dhe blihen vota për të vjedhur Shqipërinë.
Vidhet Shqipëria për të blerë media, dhe blihet media për t’i hedhur hi sy qytetarëve që të mos shohin se si po vidhet Shqipëria.
Nuk ka kurrfarë komploti as grek, as turk, as amerikan, as serb dhe as rus! Janë shqiptarët që po ngrihen kundër HAJDUTOKRACISË!
Nuk ka komplot kundër zhvillimit të vendit. Asnjë vend nuk zhvillohet dot nën një regjim kleptokratik!
Kjo është një protestë kundër HAJDUTOKRACISË.
Zvërneci ishte pika e që derdhi gotën e qelbit. (Gjergj Erebara)