Nuk ju besonin as shoferëve e badigardëve: Takimi sekret Rama -Nano
Para një viti u nda nga jeta ndjesëpastë Artur Zheji, gazetar, me kontribute të vyera në shtypin e shkruar në shqip dhe gjuhën italiane, në radio Radicale të Marco Panellës gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.
Bir i Petro Zhejit, poliedrik, kishte një natyrë të shpenguar dhe një intelektual i qytetit me shumë shanse në jetë.
Një shkrim, ndër shumë që ka lënë në shtypin e shkruar, më ka bërë përshtypje.
Fliste për një takim të improvizuar për paqe në një hotel kodrinor në Durrës të kryeministrit Nano dhe kryebashkiakut Rama.
Nuk dihet si kishin ardhur gjer aty pasi të dy nuk ju besonin shumë shoferëve e bodigardëve.
Në takimin që Zheji kishte ndërmjetësuar ishin ulur Nano e Rama të cilët sipas tij kishin lënë në tryezë aq shumë maska, që i vinin herë pas herë, sa ishte e vështirë të dalloje të vërtetën dhe gënjeshtrën. (Lavdrim Lita)