26 Korrik, 2026

Njihuni me qytetin më të pastër në botë

 Njihuni me qytetin më të pastër në botë

Krakovi është vlerësuar si qyteti më i pastër në botë, duke u renditur në krye për standardet e pastërtisë dhe mirëmbajtjes së hapësirave urbane.

Qyteti polak, një prej destinacioneve turistike më të njohura të Europës Qendrore, ka marrë vlerësimin maksimal për mënyrën se si perceptohet pastërtia nga vizitorët dhe banorët.

Krakovi njihet për qendrën historike të ruajtur, sheshet dhe hapësirat publike të mirëmbajtura, por edhe për sistemin e organizuar të shërbimeve urbane.

Rezultati është veçanërisht domethënës për një qytet që pret çdo vit miliona turistë, çka ushtron presion të konsiderueshëm mbi pastrimin dhe menaxhimin e mbetjeve.

Kryeqyteti historik i Polonisë është gjithashtu një nga qendrat kryesore kulturore të vendit, me pjesën e vjetër të qytetit të përfshirë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Vlerësimi e forcon më tej imazhin e Krakowit si një prej destinacioneve europiane që kombinon trashëgiminë historike, turizmin dhe standardet e larta të mirëmbajtjes urbane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *