Një vendim i Ramës, që s’mund të kalojë kaq lehtë
Nga Dina Jasini
Përdorimi i fondit të emergjencës prej 4 milionë Eurosh për koncertin e Kanye West kërkon minimalisht në emër të transparencës që Kuvendi i Shqipërisë të ushtrojë kontrollin e tij kushtetues dhe parlamentar mbi këtë vendimmarrje.
Gjithashtu që Gjykata Kushtetuese të shprehet mbi sa vijon:
1.A është koncerti “nevojë e jashtëzakonshme” në kuptimin e nenit 101;
2.A ishte urgjenca objektive apo e krijuar nga vetë palët;
3.Si mund të përdoret fondi rezervë për këtë lloj ndërhyrjeje;
4.A justifikon mungesa e bazës ligjore përdorimin e aktit normativ, apo përkundrazi tregon se financimi nuk ishte i parashikuar nga ligjvënësi.