Një i akuzuar për korrupsion dhe ngacmim seksual, që Rama i jep pasaportë shqiptare
Screenshot
Nga Irena Beqiraj
Ku duhej celebruar nënshtetësia shqiptare e Eric Adams?
Spektakli i dhënies së pasaportës shqiptare, ish- kryepolicit të New dhe ish- kryetarit të Bashkisë së New York-ut që sipas shtypit ndërkombëtar është i akuzuar për korrupsion edhe ngacmim seksual, u bë në Samitin e Diasporës shqiptare.
U bë aty ku duhet të ishin mbledhur njerëzit që tashmë dërgojnë miliarda lekë çdo vit në Shqipëri, njerëzit që përballen me nacionalizmin dhe pasigurinë ekonomike në vendet perëndimore, edhe që me shumë mund e forcë përballojnë çdo ditë punën e vështirë emocionale të mbajtjes së dy identiteteve njëkohësisht.
Eric Adams nuk e kishte vendin kurrësesi mund të ishte pjesë e Samitit të Diasporës shqiptare .
Shqiptarin e natyralizuar me urdhër të peshkut, Rama mund ta celebronte fare mirë në asamblenë e Partisë Socialiste . Aty ku pjesa më e madhe ekzistojnë për të marrë e jo për të dhënë, ku të gjithë justifikohen e fshihen pas prezumimit të pafajësisë.
Aty ku përgjegjësia morale edhe politike nuk kanë më asnjë vlerë. Aty ku porta hapet vetëm nga kryetari. Aty askush nuk do të pyeste nga mbiu ky!
Vetëm aty pjesëmarrësit nuk do të shqetësoheshin se Adams është i akuzuar. A E pra vetëm aty ai do të ndihej në abitatin e tij.