14 Korrik, 2026

Një fashist në provincë

 Një fashist në provincë

Nga Klodi Leka

Ardit Bido nuk është më në të drejtën e tij për të bërë politikë. Ai e ka kaluar vijën e kuqe. Ai po bën shovinizëm, konspiracion, gjuhë urrejtjeje dhe thirrje të tërthorta për dhunë. Ai e ka humbur arsyen dhe po akuzon këdo të ri/e, fshatar, qytetar, gazetar, ekspert dhe njeri politik që proteston si grek, agjent, antishqiptar etj.  Por nuk është ky problemi i vetëm i këtij karrieristi të sëmurë që bashkë me qafën  ka nisur ti dhjamet  edhe gjuha e truri. Ai po loz me nocione të rrezikshme, me psikoza totalitare, me zjarre dhe plage te vjetra, për të mbrojtur shefin e tij në kapur në tradhëti.

Po e degjoja duke iu hakerryer Redi Muçit te Lëvizjes BASHKË dhe duke e goditur nën brez, te familjarët, për ca gjëra për të cilat nuk është turp të jesh, përkundrazi, por që ai si një naziskin i vockël do ta tjetërsojë në çështje të fajit. Duke u nisur nga fakti se e ëma e Redi Muçit është dropullite, një shqiptare e mirë me etni greke, ai fut në lojë deduksione absurde dhe tipike per nje spiun vrimash, ku një minoritar i pakicës greke qenka baraz me vorioepiriot, anti-çam, belerist, antishqiptar, pjesë e qarqeve te erreta etj. Këtë skemë luajti edhe me drejtoreshen e rrjetit të gazetarëve BIRN në Tiranë, Kristina Voka, e cila eshte qytetare shqiptare me etni greke. Kete loje te ndyre po i’a luajne nje tjeter gruaje si Dejona Mihalit, në Prishtinë, folkloristet e pazareve te ndyra, sivellezer politike me Bido qafëtrashin.

Por Bido nuk eshte aq budalla sa duket. Si tregtar flamujsh, pseudohistorian dhe ish-drejtor i arkivit, ai e di fare mirë se te jesh minoritar grek, vlleh, maqedon, goran, rom, egjiptian jo vetëm që nuk është faj, por është një vlerë e jona kombëtare. Respektimi i diversitetit në detin e shumicës së konsoliduar shqiptare, bashkëjetesa në paqe me pakicat e tjera etnike dhe kontributi i tyre në jetën tonë shoqërore dhe shtetërore është një fakt me të cilin krenohemi në një Ballkan të hegjemonizuar nëpërmjet lumenjve te gjakut.

Bido gjuhëndyri e di fare mirë se çfarë kontributi intelektual kanë dhënë vllehët në Rilindjen tonë kombëtare, goranët në luftën për pavarësi, minoritarët grekë e malazezë ne luftën nacionalçlirimtare. Ai e di, pavarsisht se do të ndërtojë kundërvënie absurde si minoritar-çam, se dropullitët i pritën të parët çamët e përzënë sapo shkelën në tokën e shtetit amë pas spastrimit etnik (këtë i’a thotë edhe Kadare).

Ai duhet t’a dijë se sot, shteti shqiptar ka me dhjetra mijëra fëmijë me etni të dyfishtë, me babain ose nënën shqiptare dhe lind pyetja, se çfarë do të bëjë ai dhe sekti politik ku merr pjesë kur ata të protestojnë: do ti quajë agjentë, anëtarë qarqesh të errëta, gjakprishur? Si do t’i quajë fëmijët shqiptarë me nënshtetësi greke, italiane, gjermane, amerikane? Jorgo, makaronaxhinj, hitlerianë, yanki? Ai, pa e kuptuar, po bëhet zëdhënësi i një segregacioni të ri.

Por sidoqoftë unë mendoj se Bido budallai nuk është naziskin. Është thjesht hajdut dhe i panderë. I intereson të mbrojë shefin e tij të kapur në tradhëti dhe të jetë, njëkohësisht, edhe vetë tradhëtari. Ai është “nacionalisti” që shet toka, “patrioti” që përjashton popullin nga atdheu turistik, “folkloristi” që historinë e popullit të tij e përkthen në shovinizëm të pisët duke krijuar armiq imagjinarë. Sot Shqipërinë nuk po e shesin monarko-fashistët grekë, por shqiptarë si Edi Rama dhe Ardit Bido. Shqiptarë që i shesin, i shtypin dhe i shohin bashkëkombësit e tyre si plaçkë bixhozi për ti hequr qafe sa më lirë, si turmë primitive për t’u internuar në emigrim dhe si armiq politikë për t’u shkatërruar.

E përgëzoj Redi Muçin për përmbajtjen, se unë personalisht nuk di si do kisha reaguar përballë fyerjeve te një renegati të tillë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *