25 Gusht, 2026

Një aferë 120 mnl euro në Vlorë, që është lënë si fantazëm

 Një aferë 120 mnl euro në Vlorë, që është lënë si fantazëm

Nga Endri Tafani

Hungaria dhe Rumania po reduktojnë punën e centraleve bërthamore për shkak të rënies së nivelit të Danubit dhe të njëjtën gjë ka bërë dhe Franca po për shkak të lumenjve.

Në Shqipëri HEC japin 85% të energjisë elektrike dhe në rast krize të shirave situata kthehet në katastrofë.

Kemi harxhuar 80 milionë euro për centralet lundrues në gjirin e Vlorës të cilët kanë prodhuar 1% të gjithë sasisë që është prodhuar në Shqipëri.

Ndërkohë në Vlorë ka një TEC që nuk punon praktikisht që kur është ndërtuar dhe që ka kushtuar mbi 120 milionë euro ndërtimi i tij që para 15 vjetesh.

Me 50 milionë euro mund të ndryshohej impianti nga naftë në gaz dhe ndërtohej një tubacion që te lidhet me gazsjellësin TAP në Fier.

Me kapacitetet aktuale ai TEC  mund të mbajë deri 10%  të nevojave për energji në vend dhe nëse i shtohen kapacitetet mund të shkojë deri 30%.

Në këtë mënyrë mund të diversifikohet prodhimi i energjisë në Shqipëri dhe nëse ndodh ndonjë krizë nga klima e ngrohtë e mungesa e shirave do kemi diçka që mund të mbajë me energji Shqipërinë dhe të shmangë blackout energjitik.

Jo vetëm kaq por TEC Vlora me gaz mund të shërbente jo vetëm si garanci për pjesën jugore të Shqipërisë në periudhën pikut të turizmit por shërben dhe për shpërndarjen me të mirë territoriale të energjisë që për momentin është e përqendruar vetëm në veri dhe krijon problematikat e veta.

Qeveria shqiptare e ka neglizhuar prej 15 vitesh këtë zgjidhje duke dhënë premtime boshe dhe sot KESH përgatit dhe një tender 20 milionë euro për centralet lundrues në Vlorë që për më tepër për çdo MWh energji kane një çmim 20%  me të lartë sesa po të prodhohej nga TEC me gaz në Vlorë.

Jo vetëm jemi të vjedhur por jemi dhe të keqqeverisur nga njerëz pa asnjë vizion strategjik.

P.S. Do ishte mire dhe një TEC tjetër në Korçë afër gjurmës se TAP.

Nevojat energjitike në të ardhmen për shkak të AI parashikohen të 3-fishohen e nuk mund të mbahen më syte nga qielli nëse bie shi apo ka diell.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *