Nisin fluturimet e para nga… aeroporti i Gjirokastrës
Në fushatat e fundit elektorale, kryeministri Edi Rama ka premtuar disa herë, se Qeveria do të ndërtojë një aeroport edhe në Gjirokastër, pas atij të Kukësit dhe Vlorës.
Të dy këta të fundit tashmë janë ndërtuar, por nuk janë funksionalë.
Në Gjirokastër ndërkohë, është gati një aerodrom, ndërsa është krijuar dhe Forumi Për Aeroportin Gjirokastra.
Ky Forum ka postuar edhe një lajm, për një fluturim pikërisht nga Gjirokastra.
“jirokaster,Fluturimi i pare nderkombetar Piza (Itali)-Gjirokaster i Avionit me pilot Antonio Guzzo. Ne momentin e mberritjes se avionit ishin prezent ne aerodrom perfaqesuesit e Bashkise Gjirokaster, Sherbimet e Policise Kufitare dhe Doganes , perfaqesuesi AAC -Autoriteti Aviacionit Civil si edhe perfaqesues te Forumit per Aeroportin. Te pranishem ishin gjithashtu edhe Policia bashkiake, Sherbimi Zjarrfikes dhe autoambulanca e Spitalit Rajonal.
Urojme qe Aerodromi i Gjirokastres te jete FUNKSIONAL me sherbimet perkatese gjate gjithe SEZONIT duke i hapur rrugen mire funksionimit ne mbeshtetje te AVIOTURIZMIT”, thuhet në postim.



