20 Shtator, 2026

Nga Skifterologji në Itali, tek Ekonomi e Gjelbër në Spanjë – 4 universitetet e reja që do hapë Rama

 Nga Skifterologji në Itali, tek Ekonomi e Gjelbër në Spanjë – 4 universitetet e reja që do hapë Rama

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e katër universiteteve të reja, të cilat do t’u ofrojnë studentëve shqiptarë një program unik: të studiojnë në Shqipëri për profesionin që do të ushtrojnë jashtë Shqipërisë.

Sipas programit të ri, studentët do të specializohen për Mjekësi në Gjermani, Bujqësi në Angli, Skifterologji në Itali dhe Ekonomi të Gjelbër në Spanjë.

Qeveria sqaroi se praktika do të jetë 100% profesionale: bujqësia do të zhvillohet kryesisht në ambiente të mbyllura, ndërsa për Skifterologjinë studentët këshillohen të mos marrin shumë sende personale me vete.

Rama e cilësoi reformën një investim historik në arsimin shqiptar:

“Deri dje të rinjtë iknin jashtë pa zanat. Tani do t’i nxjerrim ne profesionistë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *