19 Tetor, 2026

Nga lidhjet në Bologna, tek ortaku i babait – Disa pyetje për ministrin Ervin Demo

 Nga lidhjet në Bologna, tek ortaku i babait – Disa pyetje për ministrin Ervin  Demo

Nga Basir Çollaku

Kur ishe student  në Londër me cilët çuna shqiptarë u njohe atje, me ndërmjetësinë e kujt, nga cili qytet i Shqipërisë ishin ata, me çfarë aktivitetesh merreshin në Angli dhe çfarë bëtë bashkarisht?

Çështje të interesit akademik?

Po kur ishe student në Bolonja, me cilat çuna u njohe, me ç’aktivitet merreshin ata dhe çfarë i lidhte ata përveç të njejtit qytet nga Shqipëria me miqtë e Londrës?

Cilin biznesmen ka patur ortak babai juaj, sa km larg nga Berati është qyteti i ortakut dhe ku ndodhet aktualisht ky biznesmen?

Kur ishit kryebashkiak i Beratit, kujt firmave u ke dhënë tenderat dhe cila ka qenë e kaluara dhe e sotmja e pronarëve të tyre?

A të ka “respektuar jo demokratikisht”ndonjë biznesmen? Nëse po, kur, ku dhe pse?

Kaq për sot…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *