11 Shtator, 2026

Nga cila rrugë shkoi për në Frashër, presidenti Bajram Begaj?

 Nga cila rrugë shkoi për në Frashër, presidenti Bajram Begaj?

Presidenti Bajram Begaj, pasi hëngri darkë tek Urimi, duke bllokuar rrugën dhe qendrën e qytetit, të nesërmen u nis që në mëngjes për në Frashër.

Kjo, për të festuar 245-vjetorin e Teqesë së Frashërit.

Vetëm se, për të shkuar në Frashër, vendlindjen e baballarëve shpirtërorë të kombit, Naimit, Samiut dhe Abdylit, nuk ka rrugë.

Më saktë është një rrugë, por në gjëndje skandaloze, e cila nuk mund të përshkruhet me makina normale.

Edhe pse bëhet fjalë për një park kombëtar, pasi është Bredhi i Hotovës, një nga pyjet më të bukur në Ballkan, që është para se të shkosh në Frashër, shteti nuk ka vënë kurrë dorë, për të bërë rrugën.

I vetmi që ka investuar deri në një farë vendi për rrugën, më saktësisht deri kur merr kthesën për në Teqenë e Alipostivanit, është i ndjeri Baba Hekurani.

Më tutje pastaj, rrezikon edhe jetën nëse shkon në dimër, pasi në atë rrugë makinat mund të shkasin dhe të bien në greminë.

Tani një pyetje kemi për presidentin: Nga cila rrugë shkoi për në Frashër?

A e pa gjëndjen skandaloze të saj dhe a do e ngrejë zërin për ta ndërtuar atë copë rrugë, që të çon në vendin e Naimit, Samiut dhe Abdylit?

Se ishte edhe Rama disa kohë më parë në Bredhin e Hotovës, por ai shkoi me helikopter dhe dhe nuk e ka gjëndjen e rrugës.

Dhe nuk është se i bëhet shumë vonë në fakt, për ata që konsiderohen si baballarët shpirtërorë të kombit shqiptar, për t’i nderuar.

Ai mendon se u aka kaluar me kohë atyre, pasi ka premtuar se do na fusë në BE dhe ka merita shumë më të mëdha se ata.

Edhe pse nuk kemi rrugë akoma…

(Thuaje.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *